Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha thekson se vendimin për marrjen ose jo të statusit të vendit kandidat nga Shqipëria për në Bashkimin Europian nuk varet nga qëndrimi i opozitës, por nga reformat që ndërmerr Qeveriaa Megjithatë ministrja e Integrimit e vlerëson rolin e opozitës në këtë proces si shumë të rëndësishëma
“Çështja e statusit është ende e hapur dhe nuk ka një vendim nga vendet anëtarea Pavarësisht se shumë vendet anëtare kanë dhënë shenja optimiste, përgjigja përfunditmare e tyre do të vijë pas studimit të progres-raportit”, thekson Gjosha në një intervistë për A1 Reporta
1- Do doja t’ju pyesja për proçesin e integrimita Si po shkon Shqipëria në qershor? Doza optimiste por si janë gjasat, do e marrim statusin apo jo?
Qershori është kthyer një fjalë shumë e madhe, jo vetëm për Ministrinë e Integrimit por për të gjithë shqiptarët që e kanë dëgjuar kaq shumë dhe e lidhin procesin e integrimit me qershorina Megjithatë unë do të thoja se ky proçes është tepër kompleks dhe me të vërtetë është një proçes në krye të gjithë prioriteteve të qeverisë shqiptare, që nuk ka filluar në shtator me qeverinë e rea Është një proçes tepër i gjatë, ka filluar për Shqipërinë në vitin 1991 dhe megjithatë ne tani jemi në një etapë të rëndësishme sa i përket statusit të vendit kandidat dhe për këtë hap është punuar shumë, sidomos në kuadër të plotësimit të 5 prioritetevea Në fakt nuk i shërbejnë vetëm statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave, dhe hapi tjetër do të ndërmerret më vonë për Shqipërinë në procesin e integrimita Plotësimin e 5 prioriteteve që nënkuptojnë reformën në administratën publike, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtave të njeriut por edhe reforma në drejtësi, procesi ligjor që kalon Shqipëria dhe përshtatja e legjislacionit, një nga pikat më kyçe të këtij procesia Kuptohet që Shqipëria nuk është e vetme, institucionet shqiptare nuk janë të vetme pasi janë në një bashkëpunim të plotë me Komisionin Europian, i cili jep drejt nesh një udhërrëfyes për mënyrën e negocimit të 5 prioriteteve dhe të gjithë etapat dhe hapat që duhet të ndjekë Shqipëria për t’i plotësuar atoa Dhe e gjithë kjo patjetër që shoqërohet me procesin e monitorimit që vjen edhe nga progres raporti të cilin ne po e përgatitima Sa i përket qershorit i cili i dorëzohet komisionit dhe më pas i pasqyrohet vendeve anëtare sepse janë këto vende anëtare që do të edhe fatin e Shqipërisë sa i përket statusit të vendit kandidata Dhe ne shpresojmë shumë që Shqipëria të vlerësohet në bazë të progresit që ka bërë, në bazë të gjithë teknikaliteteve të vendosura në këtë hapësirë të plotësimit dhe të progresit që ka bërë për 5 prioritetet dhe të mos ketë probleme apo të vendosen mbi fatin e Shqipërisë të anës poltiketë krijuar shpesh herëa
2-Në dhjetor ishin 5 shtete që ishin skeptike dhe nuk e refuzuan por e shtynë vendimin për statusin e Shqipërisëa Aktualisht nga informacionet që ju keni dhe pas tureve që keni bërë në disa shtete evropiane, nga këto 5 shtete, sa vazhdojnë të kenë dyshime për progresin e qeverisë shqiptarea
Unë nuk do të ndaja ato 5 shtete nga vendet e tjera anëtare sepse të gjithë vendet anëtare në dhjetor dakordësuan për progresin që ka bërë Shqipëria por njëkohësisht, u dakordësuan për nevojën për të parë qeverinë e re dhe vendosmërinë e kësaj qeverie për të çuar përpara të gjitha reformat më të rëndësishme që duhet të ndërmarrë vendia Për mua personalisht por edhe për publikun shqiptar nuk duhet të jetë i një rëndësie të veçantë muaji apo data e vendosur nga vendet anëtare për procesin e integrimita Thelbi i gjithë kësaj gjëje të madhe i Shqipërisë në Europë është vetë procesi dhe ndryshimi që ai do të sjellë në gjithë sistemin shqiptar në ndërtimin e institucioneve dhe në demokratizimin e institucioneve shqiptarea Kjo është pjesa më e rëndësishme që nënkupton vetë procesi nëse Shqipëria arrin të ndërmarrë ato reforma të rëndësisshme siç janë reforma në drejtësi që është një nga më thelbësoret, pavarësisht se është afatgjatë që të hidhen të paktën hapat e para të kësaj reformea Dhe kuptohet kur unë flas për procesin nuk është vetëm ndërtimi i një drafti të kësaj reforme apo ndërmarrja e hapave por edhe bashkëpunimi i gjerë politik që duhet të ketë qeveria së bashku me opozitën dhe me aktorët e tjerë kryesorë siç janë shoqëria civile apo prokuroria, gjykatat, të gjithë institucionet së bashku për të ndërmarrë këtë reformë, për të kryer një proces transparent, për të çuar përpara vendin në aspektin e drejtësisëa Kjo është vetëm një nga reformat që unë përmend por kuptohet që janë ajo e administratës publike, ndërkohë që qeveria vazhdon të punojë fort edhe për reformën administrative territoriale dhe janë disa reforma në procesa E rëndësishme është që këto reforma të kryhen me suksesa Datat nuk janë të rëndësishme sepse kjo është diçka që do të ndodhë për Shqipërinë, dhe ne jemi pjesë e Europës jo vetëm në anë gjeografike, por edhe në kuadër të vlerave të asaj çfarë përfaqëson vetë vendia Kështu që unë do të thoja që i gjithë procesi do të vijë me kohëna E rëndësisshme është që ne të ndërtojmë një vend me vlera demokratike ku të gjithë shqiptarët të ndjehen krenarë për vendin e tyrea
3-Duhet theksuar se diferencën në vendimmarrje e bëjnë disa shtete siç janë Franca, Gjermania, që janë edhe shtete themeluese dhe kanë ndikimin më të madh Unionin Evropiana Flitet se vetëm Franca është dyshuese deri në këto momente ndërkohë që kemi qëndrimm pozitiv nga Gjermania pas asaj vizite të kryeministrit Rama, por kemi edhe një tërheqje nga ato shtete që kanë qenë skeptikea A është e vërtetë që vetëm Franca po heziton?
Absolutisht joa Kjo është diçka që unë nuk mund ta pranoj ashtu sikurse nuk mund të pranoj që Gjermania ka dhënë një vendim pozitiv për Shqipërinë, pasi jemi ende shumë herëta Progresraporti ende nuk është publikuar, sapo është përfunduar nga Ministria e Integrimit në bashkëpunim të plotë me institucionet shqiptare dhe nuk mund të themi se jemi të vendosur apo se kemi marrë ndonjë informacion direkt nga vendet anëtare sa i përket statusit të vendit kandidata Këto vende do të marrin marrin në radhë të parë raportin, do ta studiojnë atë dhe shpresoj që vendimi të merret në bazë të progresraportit dhe në bazë të gjithë progresit që ka bërë vendi në muajt e fundita
4-Kemi pasur një deklaratë të Komisionerit për Zgjerim zotit Fule, mjaft optimiste për Shqipërinëa Besoni se kjo do të reflektohet edhe në progresraport ?
Patjetër që poa Progresraporti përmban si anën politike të vendit ashtu edhe atë të zhvillimit ekonomik, të plotësimit të reformavea Ka ‘roadmap’ siç e quajmë sa i përket plotësimit të 5 prioriteteve, ku Shqipëria i është përmbajtur edhe atyre afateve të lëna, pra në këtë dokument kaq të rëndësishëma Ne mund të quajmë se hapat që janë hedhur janë vërtet tepër domethënës sa i përket procesit të integrimit dhe shpresojmë që kjo energji pozitive të jetë deri në fund dhe edhe vendet anëtare të shohin të njëjtin zhvillim që shohim edhe ne brenda vendita
5-A mund të themi se klima politike deri diku e acaruar sidomos në ato seanca parlamentare, mund të ndikojë negativisht në vendimin e vendeve anëtare në qershor?
Fryma politike është shumë e rëndësishme por nuk është e rëndësishme në atë çka duket apo në imazhin mediatik që jepa Është e rëndësishme kur ne vijmë tek reformat dhe tek procesi se si ndërmerr Shqipëria këto reformaa Opozita është aktor kyc i procesit, pasi e ka qeverisur për 8 vjet a Patjetër që e njeh mirë, dhe jam e bindur se kur të vijmë në disa vendimarrje kryesore sidomos në reformën në drejtësi, opozita do pranojë të jetë pjesë dhe duhet të pranojë të jetë pjesë e kësaj reformea Sepse e pranojnë sa e rëndësishme është kjo reformë për integrimina Nuk do të thoja se nëse opozita nuk pranon, Shqipëria nuk do të marrë statusin apo nuk do të vazhdojë me negociatat e anëtarësimita Por e rëndësishme është që vendi të ketë një qeveri të mirëa E rëndësihme është që reformat të ndërmerren dhe në kuadër të një bashkëpunimi të gjërëa Sepse nuk është vetëm opozita që duhet të jetë pjesë e bisedimeve, por e më shumë aktorë dhe shoqëria civile është aktor kyc dhe përmendet tekstualisht edhe në progres raportet e KEa Pra janë disa pika kyce të bashkëpunimita Qeveria ka në dorë të mos rresht së ftuari opozitën të jetë pjesë e procesit dhe vendimarrje për vendina Por ne s’mund të vendosim për ta, ajo çka kemi në dorë është të çojmë përpara vendin dhe të qeverisima
6- Cila besoni se janë sfidat kryesore për integrimin e vendit, janë shumë por ajo që juve ju duket më problematikja?
Vetë proçesi një pikë thelbësore të saj ka ndryshimin e mentalitetit, që do të thotë ndërtimin e një shtetit të fortë më institucione të forta, me institucione të pavarura, ku qeveria do të mësoje ti respektojë këto institucione dhe pavarësinë e tyrea Pra ndërtimi i një shtetit demokratika Kjo është sfida më e madhe dhe rëndësia e vetë procesita Dhe unë prandaj e lidh rëndësinë e procesit jo me datat, por me transformimin që do ndërrmarrë Shqipëria në këtë proçesa Dhe kjo është lufta më e madhe, të ndryshojmë mentalitetin e të gjithë atyre pesonave që janë pjesë e proçesit, por që ndërtojnë institucionet shqiptarea
7- Pas pak ditësh, do të jetë edhe dita e Europës, cfarë keni parashikuar ju si ministria e linjës për këtë ditë?
Më vjen mirë që e bëtë këtë pyetje, se ministrisë i intereson publiciteti për këtë ditë, kaq të rëndësishmea Do të ketë shumë aktivitetea Por këtë radhë nuk vijmë me aktivitete në kuadër konferencash, apo siç jemi mësuar me mbajtjen e fjalimeve të shumta të politikanëve shqiptara Por do të jetë një organizimi që do të ketë dicka ndryshe, shumë pjesë nga rinia, nga fëmijët shqiptar, aktivitete më shumë informuese me shfaqjen e një dokumentaria Aktivitetet do të fillojmë nga ora 10 e mengjesit deri në 9 të darkësa Gjithë dita do jetë e mbushur me aktivitetea Do të kemi një ekspozitë më foto nga proçesi integrimit, gjithë datat më kryesore të vetë Bashkimin Europian, por edhe gjithë proçesit që ka kaluar Shqipëria nga vitit 91, deri tania Unë them që është një pjesë tejet interesantea Do kemi edhe lojra për fëmijë, por jo lojra në kuptimin e vetëm argetimit, por duke e lidhur me informimin e procesin e integrimit të Shqipërisëa Dhe gjatë gjithë ditës të ftuar do të kemi ambasador, që do të paraqesin kulturën e vendeve që përfaqësojnë , por edhe ministra që do të vizitojnë stendën tonë, ku gjithsecili do të shprehi angazhimin personal për procesina
Source: Tema – Kryesore