Destinacioni i drogës që u zbuluar dy ditë më parë në Mal të Zi, dyshohet se ishte Franca ose Italiaa Pas veprimeve të para hetimore mendohet se trafikantët kishin parashikuar që pasi të shkarkonin mallin e porositur në Shqipëri, kontenierin e boshatisur, por me drogën në brendësi të tij ta çonin në destinacion tjetër, duke humbur kështu gjurmëta
I pyetur nga gazetarët gjatë një vizite të tij në Korçë, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpreh se policia shqiptare ka nisur tashmë një hetim lidhur me këtë çështjea Tahiri nuk pranoi të jepte detaje lidhur me hetimet që po kryen policia jonë, apo informacionet që ka shkëmbyer me policinë malazeze, por ka konfirmuar se nga të dhënat e para rezulton që droga nuk ka pasur destinacion vendin tonea
Burime konfidenciale nga Policia e Shtetit thanë për TemA, se 3 kontenierët e ngarkuar me banane kishin mbërritur në Malin e Zi në 3 qershora Dy prej tyre ishin transportuar drejt Shqipërisë, ndërsa i treti për arsye ende të panjohura zyrtarisht është mbajtur në portin e Tivarita Më pas ky kontenier u skanuar dhe në të u gjet sasia prej 250 kg kokainëa
Pronari i firmës “Rrapo”, i marrë në pyetje nga policia ka thënë se kishte kryer vetëm porosinë për banane dhe nuk ishte në dijeni të veprimtarisë që kryente firma e transportita Policia ka konfirmuar ndërkohë se ka referuar në prokurori materialet për të nisur çështjen penale lidhur me këtë rasta
Sipas dyshimeve të forta, trafikantët kanë tentuar të përdorin si mbulim Shqipërinë, një vend i pazakontë për të dërguar 250 kg kokaninë, duke humbur gjurmët për destinacionin e vërtetë të drogës së fortë, vlera e së cilës përllogaritet në rreth 12 milionë euroa
Source: Tema – Aktualitet