Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor u takuan sot në Vienë për të diskutuar mbi të ardhmen e zgjerimit të Bashkimit Evropian në rajona Nisma e Evropës Qendrore është një forum ndërqeveritar i cili shërben për të nxitur bashkëpunimin dhe integrimin në Bashkimin Evropian mes 18 vendeve anëtare të saja
Takimi i këtij viti u organizua nga Austria, ministri i jashtëm i së cilës tha se zgjerimi duhet të vazhdojë pas pranimit të Kroacisë vitin e kaluara
Tema kryesore kishte të bënte me ecurinë e reformave në vendet kandidate, Maqedoni, Mal i Zi, Serbi, si dhe në vendet që shpresojnë të marrin këtë status si Shqipëria dhe Bosnjaa
Komisioneri i zgjerimit, Stefan Fuele, tha se reformat e vendeve kandidate duhet të jenë të tilla që t’u sjellin përfitime popujve të tyre gjatë gjithë procesit të anëtarësimit dhe jo vetëm si një mjet për të arritur një qëllima
“Nuk flas thjesht për reforma por për reforma të besueshme, që u sjellin përfitime popujve të këtyre vendeve në gjithë procesin e pranimit dhe jo vetëm në përfundim të tij,” tha zoti Fuelea
Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç tha se Beogradi është i gatshëm t’i vazhdojë reformata
“Ne duhet të mbështesim vazhdimin e dialogut me Prishtinën, ruajtjen e stabilitetit dhe të paqes, krijimin e një sistemi legjislativ evropian si dhe reformën e gjyqësorit dhe të sistemeve tona legjislative,” tha zoti Daçiça
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati vlerësoi fuqinë transformuese të Bashkimit Evropiana
“Nëse e shikon rajonin sot, duket se ne jemi në kilometrat e fundit kur armiqtë bëhen fqinjë, dhe kjo në sajë të fuqisë transformuese të Bashkimit Evropian dhe të politikës së zgjerimit,” tha ministri shqiptara
Ministri i Jashtëm i Bosnjes, Zllatko Lagumxhija falenderoi Austrinë për mbështetjen në punën për të përballuar përmbytjet e rënda që preken Bosnjën kohët e fundita
“Peisazhi i Evropës ka ndryshuar 100 vjetët e fundit, por peisazhi i vendit tim ka ndryshuar brenda pak javëve të fundit, sepse ne patëm katastrofën më të madhe natyrore në historinë e vendita Dëshiroj të falenderoj solidaritetin e treguar nga Bashkimi Evropian,” tha zoti Lagumxhijaa
Ai vlerësoi rolin udhëheqës të institucioneve evropiane, Bankës Botërore dhe Kombeve të Bashkuara për mënyrën se si ato bashkëpunuan me Bosnjën në përballimin e përmbytjeve, të cilat patën një ndikim shkatërrues në të gjithë vendina/VOA
Source: Tema – Aktualitet