Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas negociatave në Ohër të Maqedonisë së Veriut, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të cilat zgjatën për rreth 12 orëa
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se pati një marrëveshje, por nuk kishte nënshkrima Ndaj, ai shpreson që kjo të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanika
“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik!
Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit”, shkroi Rama në Twittera
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell deklaroi se pas 12 orësh bisedime, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për propozimin evropiana
“Kosova dhe Serbia janë pajtuar për zbatimin e aneksit të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes tyre”, tha ai, duke iu referuar propozimit evropian që palët e pranuan më 27 shkurt në Bruksela
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se marrëveshja e arritur është “njohje de facto” por shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po i shmanget nënshkrimit të marrëveshjesa
Let’s hope that devil is not hiding in details tonight and that the agreed but not signed agreement is not another Balkan trickery! Otherwise this would be a historic achievement that would announce a long-awaited spring in the relations between the two largest Balkan nations
— Edi Rama (@ediramaal) March 18, 2023
jala/ dita
The post “Të shpresojmë që djalli nuk fshihet në detaje”, Rama reagon për negociatat Kurti-Vuçiç appeared first on Gazeta Ditaa