Qeveria në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës do të nisin zbatimin e projektit “TEDA Kashar”a Me vendim të qeverisë është firmosur shpronësimi i pronarëve që preken nga realizimi i projektita
Zona e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik, është një hapësirë e posacme për bizneset e huaja, që duan të vendosen në Tiranë dhe përfshinë një sipërfaqe prej 35 hektarësh pranë Kasharita
Projekti synon tërheqjen e industrisë prodhuese si asaj të automobilëve, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, pajisjeve elektronike, farmaceutike, agropërpunuese si dhe industrive të tjera që operojnë me standard ndërkombëtarea Plani i miratuar nga Komiteti i Investimeve Strategjike në vitin 2020, dhe tashmë edhe nga Këshilli i Ministrave, parashikon se periudha e funksionimit të kësaj zone të jetë 35 vjet, me të drejtë përsëritjeje deri në 99 vjeta
Vlera e investimit të projektit me potencial strategjik “TEDA Kashar” parashikohet të jetë rreth 100 milionë euroa Më herët Veliaj e cilësoi si një transferim të data-centerit më të madh të të gjithë Ballkanit dhe për të kaluar nga fasonët dhe call center në data center, për punë që paguajnë më shumëa
Shumë kompani nga Izraeli janë shprehur se, nëse hyn kjo data center në Shqipëri, edhe 87 kompani që i kanë lidhur bizneset me këtë data center, janë gati të transferohen atya Nëpërmjet këtij projekti, krijohet mundësia për një treg pune për 5-7 mijë persona të mirëpaguara
Sipas vendimit të sotëm të qeverisë, pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, njëqind e pesëmbëdhjetë milionë nga Bashkia Tiranëa
Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Rurale 2, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastralea
mab/dita
The post “TEDA Kashar”, ndizet drita jeshile për projektin 100 mln euro me 7 mijë vende pune e qendra biznesesh appeared first on Gazeta Ditaa