Një 52-vjeçar turk është proceduar penalisht, pasi tentoi që të fuste ilegalisht në vendin tonë përmes pikës kufitare të Morinës një shumë prej 23 600 euro. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B. S.
Mësohet se gjatë kontrollit, në një çantë të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 23 600 euro, të cilat shtetasi turk tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi. Në vijim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk B. S., 52 vjeç, banues në Mal të Zi, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
The post Tentoi të fuste ilegalisht në Shqipëri mbi 23 mijë euro, arrestohet 52-vjeçari turk në Morinë appeared first on Gazeta Standard Online.