Barack Obama, në një intervistë të fundit televizive me CBS, pranoi se ankesat e Michelle Obama për vitet e para të martesës së tyre nuk ishin të padrejtaa
Në fund të vitit 2022, ish-zonja e parë e SHBA-së kishte pranuar se kishte 10 vite në jetën e tyre së bashku kur ajo “nuk e duronte dot”a Për sa i përket mënyrës sesi ata ia dolën të rindeznin marrëdhënien e tyre, ajo u përgjigj hapur se “padyshim që ndihmon të jesh jashtë Shtëpisë së Bardhë”a Por Barack sot ka gjetur sërish ekuilibrin dhe tani kalon shumë kohë cilësore me gruan e tij, duke ndihmuar që martesa e tyre të jetë e lumtura
Former President @BarackObama opens up about his relationship with @MichelleObama, after she revealed she didn’t like him for 10 years of their marriage: “Let me say this, it sure helps to be out of the White Housea” https://taco/hNA68lo1u1 picatwitteracom/CQqmyO4e9G
— CBS Mornings (@CBSMornings) May 16, 2023
Politikani 61-vjeçar vazhdoi duke thënë se tani ka pak më shumë kohë për të kaluar me gruan e tij dhe se kjo i ndihmon për ta bërë sërish të lumtur martesën e tyrea
Duke iu referuar kohës së tij në Shtëpinë e Bardhë, ai tha: “Në atë kohë nuk e kisha vlerësuar saktë shkallën e stresit dhe tensionit, sepse jo vetëm unë dhe Mishel ishim nën presion, dhe në të vërtetë në një mjedis të çuditshëm, por në të njëjtën kohëa vajzat tona, të cilat po rriteshin në një situatë që nuk karakterizohet si normale”, tha ai, duke shtuar se “tani që vajzat janë mirë, Mishel është pak më e qete, fal për të gjitha të metat e mia”a
Në dhjetor 2022, Michelle kishte pranuar të vërtetën e pakëndshme për Baracka Siç kishte rrëfyer në një intervistë për REVORT Studios, “për dhjetë vjet nuk e duroja dot burrin” dhe konkretisht kjo ndodhi pas ardhjes në jetë të 2 vajzave të tyre, Sasha dhe Maliaa Si një nënë e re, Obama shpenzoi shumë më tepër kohë se burri i saj në punët e shtëpisë dhe detyrat e shtëpisë, ndërsa Barack kënaqej duke luajtur golf ose duke shkuar në palestër, pranon ajoa
Lidhur me ndarjen e pabarabartë të punëve të shtëpisë, Michelle kujton: “Martesa nuk është 50/50a Ndonjëherë është 70/30, ndonjëherë është 60/40”, thotë ajo për fillimin e viteve 2000, një kohë kur Obama ishte i fokusuar në karrierën e tij politike dhe jo shumë prezenta
Megjithatë, të dy tani duket se po kalojnë fazën më të mirë të martesës së tyre, më të lumtur se kurrë dhe duke lënë të gjitha të këqijat në të kaluarëna
oaj/dita
The post Tha se mezi e duroi Barakun për 10 vite, Obama i përgjigjet Michelle appeared first on Gazeta Ditaa