Kryeministri Hashim Thaçi, në parathënien e një libri, ka shkruar se Kosova ka financuar rinovimin e kishave të shkatërruara serbe, gjë që Serbia asnjëherë nuk e ka bërë me xhamitë e shkatërruaraa
Në parathënien e librit “Shkatërrimi i trashëgimisë islamike gjatë luftës në Kosovë 1998-1999”, kryeministri kosovar shkruan edhe se shpreson që në Serbi në pushtet do të vijë një qeveri, e cila është e gatshme të shprehë keqardhje për shkatërrimet në Kosovëa
“Ky libër, që ofron informacione për shkatërrimin e trashëgimisë islame në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, nuk ka për qëllim të ndalojë procesin e rekonstruktimit dhe pajtimita Shpresoj që një ditë në pushtet në Serbi të vijë një qeveri, e cila është e gatshme dhe ka guxim që ta pranojë shkallën e shkatërrimit që është bërë në emër të Serbisë, dhe të jetë në gjendje që të kërkojë falje, ashtu siç ka bërë me rastin e Kroacisë dhe Bosnjës”, shkruan Thaçi, raporton e përditshmja serbe, “Danas”a
Megjithatë, siç shkruan Thaçi, procesi i shërimit nuk mund të kalojë përmes harresës dhe mohimita
Sipas tij, gjatë vitit 1998-1999, 218 nga 560 xhami në Kosovë janë shkatërruar ose dëmtuara
Ai ndër tjera kujton shkatërrimin e xhamisë Defterdar, Kurshumli xhamitë dhe hamamet, të cilët janë ndërtuar qysh në shekullin 16-të, por edhe çarshitë në Gjakovë dhe Pejë, hamamin e Haxhi Begut në Pejë nga shekulli 15-të dhe shumë kulte tjera fetare që gjendën kryesisht në pjesën perëndimore të vendita/Express
Source: Tema – Aktualitet