Rritja e pagave në sektorin privat dhe atë shtetëror po thellon pabarazinë ndërmjet pensionistëve, familjeve me ndihmë ekonomike ndaj pjesës tjetër të popullsisëa Hendeku ndërmjet pensionit mesatar dhe pagës mesatare në vend po shënon një rritje të shpejtë vitet e fundit, pasi pagat po rriten me ritme shumë më të larta se pensioneta
Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet ishte sa 44a4% e pagës mesatare, teksa vitin 2021 ky raport ishte 48a3%a Para pandemisë në vitin 2019 pensioni mesatar në qytet ishte sa 50a6 për qind e pagës mesatare brutoa
Diferenca ndërmjet pensionit dhe pagës mesatare është edhe më thellë për fshatina Në vitin 2022 pagesa mesatare mujore për fshatin ishte sa 35% e pagës mesatare në shkallë vende, teksa në vitin 2021 ky raport ishte 39%a Në vitin 2018 ky raport ishte 41%a
Diferenca ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar pritet të thellohet edhe më shumë këtë vit, pasi qeveria po rrit pagat për administratën publike me qëllim dyfishimin e tyre në dy vitet ne vijim, teksa për pensionet parashikohet vetëm indeksim dhe mbështetje me paketa ndihme kur ka teprica buxhetorea Për këtë vit pritet një indeksim gjatë vjeshtës në tetor, me ritmet e inflacionita Në 4 mujorin e parë 2023 inflacioni mesatar ishte 6%a
Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendia Pensionistët shqiptare në pjesën dërrmuese marrin pagesa shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë në Shqipëri, por vitin e kaluar pensionet shënuar rënie të fortë si rrjedhojë e inflacionit të lartëa
Të dhënat zyrtare nga ISSH-ja tregojnë se në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet me gjithë kompensimet ishte 18,621 lekë me një rritje 0a7% në vlerë në krahasim me vitin 2021a Mirëpo gjatë vitit të kaluar vendi pa një rritje të pazakonte të çmimevea
Të dhënat e INSTAT tregojnë se inflacioni mesatar ishte 6a7% vitin e kaluar duke bërë që pensionet reale të ulen me 6% në qyteta/ Monitor
The post Thellohet pabarazia mes pensionistëve dhe të punësuarve në 5 vitet e fundit appeared first on Shekullia