Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi kritikon mënyrën sesi Partia Demokratike po bën opozitë, duke e cilësuar qëndrimin e saj kapriçioz dhe në kundërshtim me vetvetena Ndërsa thekson se FRD është një parti e qendrës së djathtë dhe jo pjesë e koalicionit qeveritar, Topi shprehet se kjo forcë politike e konsideronte rotacionin politik në vend si domosdoshmëria Frymën me të cilën Partia Demokratike vepron në sallën e Kuvendit dhe jashtë saj, ish-Presidenti e cilëson si negativea Në këtë kuadër, kreu i FRD-së shprehet se “Parlamenti sot i ngjan një lloj kllounatë, duke të ofruar atë që s’ke nevojë”a
Në vijim të komenteve të tij, kreu i FRD mohon mundësinë e një shkrirjeje të kësaj force politike me Partinë Demokratikea “Ne u larguam nga PD për 1 mijë arsye dhe sot nuk ka arsye pse të shkrihemi me PD-nëa Jemi pjesë e opozitës dhe bëjmë një oponencë të qartë politike”, u shpreh Topia
Duke folur për Qeverinë Rama, kreu i FRD-së e cilëson atë më demokratike se Qeveria Berisha, por thekson se situata ekonomike që trashëgoi ishte shumë e rëndëa
Në lidhje me ligjin e lustracionit, Topi tha se nuk ka folur në atë kohë për ligjin, por e cilësoi atë anti-Kushtetuesa Në këtë kuadër, ish-Presidenti kujtoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi draftin e miratuar me votat e mazhorancës si anti-Kushtetuesa
Source: Tema – Aktualitet