Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se hallin e tij më të madh ka t’i ikë përgjegjësisë për trafikun e drogës, ndërsa qytetarët kanë hall të ndalin drogëna
“Fort dhe gjatë u përpoq sot Rama te shitej si mbrojtës dhe promotor i policisëa Nuk i ecia Shqiptarët nuk harrojnë se ishin Rama dhe Tahiri ata që ndërsyen turma të paguara nga krimi dhe narkotrafikantët kundër policisë së shtetit me gurë dhe hunja Se ishin ata që bënin sehir kur përgjakja e uniformave blu vazhdonte edhe kur ishin rrëzuara Janë po ata, Edi Rama dhe vegla e tij Sajmir Tahiri që shkallmuan Policinë e Shtetit sapo erdhën në pushteta Me mendësinë e vitit zero goditën, larguan dhe denigruan mijëra oficerë trima dhe patriotëa Burra dhe gra, të rinj dhe të reja që u përplasën me kurajo dhe fituan mbi krimin dhe që me përkushtimin e tyre ndaj ligjit dhe rendit ja dolën ta fusin Shqipërinë në NATO dhe të heqin vizat për qytetarët shqiptarë”, u shpreh Arben Ristani, deputeti i PD-së në një konferencë për mediata
Në vijim ai shtoi se Partia Demokratike dhe opozita e paralajmëruan Ramën se fushata e egër e zhbërjes së Policisë së Shtetit do të vijë me një me një faturë të rëndë për rendin dhe sigurinë e vendita
“Sot ai konfirmoi të gjithë shqetësimet e Partisë Demokratike se shteti është dorëzuar para krimit, se policia jo vetëm që nuk ka rilindur, por i janë këputur krahët për të luftuar krimin, ka humbur lidhjet me informacionin dhe kontrollin e terrenitaTritoli, vrasjet, vjedhjet, grabitjet, janë tregues i dëmit të pallogaritshëm që Rama-Tahiri i kanë shkaktuar policisëa Ndërsa kjo e drogës tregon se rikthimi në polici dhe në poste të tjera të larta i personave të inkriminuar me narkotrafikun, nuk ka qenë rastësi”, theksoi Ristania
Duke e akuzuar si përgjegjës për shkallmimin e Policisë së Shtetit, Ristani theksoi se ai është përgjegjës për këtë situatë të rëndë të sigurisë në venda
“Ti je fshehësi i zellshëm i të vërtetës për narkotrafikun që ka përmbytur Shqipërinë në drogë dhe po sulmon kufijtë e Europës me lumenj droge, ndaj dhe duhet të mbash përgjegjësiaTë gjithë shqiptarët kanë sot një hall: nxjerrjen e vendit nga kthetrat e narkotrafikut me mbështetje dhe symbyllje qeveritare”, tha Ristania
Source: Tema – Aktualitet