Kush nuk e kalon një pjesë të kohës duke parë seriale apo filma? Shikimi i historive që tregohen në ekranin e vogël ose të madh është një nga argëtimet e preferuara të ditëve të sotmea Në shumicën e rasteve, ky zakon nuk shkon përtej argëtimit, por me qasjen e duhur mund të jetë një mjet i dobishëm për të gjetur vetena
Në varësi të asaj që shohim ose sa analitikë jemi, do të jetë e mundur të bëjmë reflektime ose ekstrapolim të mësimeve që do të na shërbejnë edhe pasi e kemi parë filmina Ju ftojmë të bëni pikërisht këtë me filmat që shfaqim në këtë artikulla
Një film i mirë është në gjendje të na motivojë, të na frymëzojë dhe të na shtyjë të ndryshojmëa Për këtë arsye, herën tjetër që do të vendosni të keni një natë filmi, merrni parasysh këta tituja Do ju ndihmojnë për të reflektuar dhe gjetur vetena
3 filma për të gjetur veten
1- Yes Man
Jim Carrey, një aktor i famshëm për rolet e tij komike, është protagonisti i këtij filmi që frymëzon motivima Protagonisti, Carl, është në depresion pasi bën një jetë që nuk i pëlqena Është lodhur nga puna, gruaja e ka lënë për një burrë tjetër dhe mbrëmjet i kalon vetëm në shtëpi duke parë televizora
Sidoqoftë, gjithçka ndryshon kur ai pothuajse e detyron veten të marrë pjesë në një seminar të rritjes personalea Me këtë rast ai bën një “marrëveshje me Universin” e cila e detyron të thotë po për çdo mundësi që i paraqiteta Që nga ky moment jeta e tij do të bëjë një kthesë 180 gradëa
Yes Man është një film për të gjetur veten, sepse na kujton se sa e rëndësishme është të rrezikosh dhe të veprosha Është shumë e lehtë të ndjehesh një me protagonistina Ky pozicion ekstremist do t’i paraqesë atij sfida dhe aventura që përndryshe as që do t’i kishte menduara
2- Jeta e fshehtë e Walter Mitty-t
Walter është ai tipi klasik të cilit askush nuk do t’ia hidhte sytë dy herëa Ai bën një jetë të ankoruar në monotoni, me një punë që i pëlqen, por që nuk i ofron shumë stimuja Për të mos rënë pre e mërzisë, ai shpesh fantazon për situata në të cilat ai është heroia Por fantazia mbetet në mendjen e tij dhe nuk ia hap kurrë derën realitetita
Papritur, një problem në punë e shtyn atë të ndërmarrë risqe dhe ai nis një udhëtim të pabesueshëm në cepa të ndryshme të botës për të shpëtuar revistën ku punona Si një njeri anonim dhe i frustruar, ai kalon gjysmën e planetit dhe përballet me të gjitha llojet e vështirësivea Kjo do t’i japë vetëbesim të madh dhe do të kthehet në shtëpi një person krejtësisht i ndryshuara
Jeta e fshehtë e Walter Mitty-t është një film që ofron një pikënisje për reflektim personal, duke qenë se ndjesia që na jep protagonisti është e njohur për nea Kush nuk ëndërron të ketë aventura dhe të çlirohet nga rutina? Falë rrugëtimit të tij dhe peizazheve të pabesueshme që shfaqen para syve tuaj, është e pamundur të mos ndjeni shtytjen, shkëndijën që do t’ju bëjë të gjeni veten dhe që do t’i japë një ndryshim historisë tuaj personalea
3- Into the Wild – Në tokat e egra
E përfundojmë listën tonë të filmave për ta gjetur veten me atë që është ndoshta një nga titujt më frymëzuesa Tek Into the Wild, ne shohim historinë e Christopher McCandless, një të riu që u rrit nën syrin vigjilent të prindërve të tija Ai mban mbi supe peshën e presioneve sociale, duke përfshirë edhe diplomimin në një universitet prestigjioz, por përfundon duke vendosur se jeta për të cilën është përgatitur gjithmonë nuk është për tëa
Me një çantë shpine dhe disa kursime, i riu nis një udhëtim epik që e çon në tokat e pakufishme të Alaskësa Gjatë rrugës, ai do të takojë lloj-lloj njerëzish dhe do të përjetojë situata shumë të ndryshme, të cilat do ta ndihmojnë të rritet si individ dhe të zbulojë se kush është në të vërtetëa
Nuk është rastësi që Into the Wild është kthyer në një film kult për njerëz të të gjitha moshavea Filmi është plot emocione, pozitive dhe negativea Udhëtimi i McCandless shpërfaqet me një mjeshtëri të tillë sa të provokojë një univers të pafund ndjesish mes të cilave sigurisht nuk ka indiferencëa Është një sulm ndaj mediokritetit dhe konformitetit që mund të japë shtytjen që ju nevojitet për të bërë një ndryshim në jetën tuaja / botaaal
The post Tre filma që ndihmojnë për të gjetur vetveten appeared first on Gazeta Ditaa