Komisioneri i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ilir Hyka u dhunua nga disa persona sot në qendrën e votimit në Fushë-Krujë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Hyka tregoi se tre persona të cilët i njihte, kanë ardhur e kanë kapur nga karrigia ku po qëndronte si komisioner dhe e kanë nxjerrë jashtë me forcë .
Hyka ka thënë se policia e ka identifikuar njërin prej tyre.
“Në një moment kishte shumë votues, dhe ishte e pamundur që të votonim. U çova nga karrigia dhe u bëra thirrje të gjithëve që të mbanin radhën e të votonin sipas rregullave. Jashtë shikoj një çift të moshuarish dhe u kërkoj atyre që të votojnë të moshuarit. Në atë moment unë ulem në karrigen time. Disa persona vijnë me kapin nga karrigia dhe filluan duke më thënë se kush je ti që merr njerëz nga jashtë dhe fut njerëz brenda. Unë ju thashë se jam komisioner. I njoh personat që më dhunuan. Policia ka identifikuar njërin nga të tre”, Hyka.
The post U dhunua në Fushë-Krujë, flet komisioneri i “Bashkë Fitojmë”: Më kapën nga karrigia dhe më nxorën jashtë appeared first on Gazeta Standard Online.