Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas të cilët u kapën në flagrancë duke transportuar 13 emigrantë, kundrejt pagesës 600 euro për person, me qëllim që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshmea
Gjithashtu janë proceduar penalisht 13 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirita
Në kuadër të operacionit Pararoja 2”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Ka Aa, 24 vjeç dhe Ea Aa, 32 vjeç, të dy banues në Shkodëra
Këtas shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Vorë, duke transportuar me 2 automjete, 13 emigrantë, të cilëve, kundrejt pagesës 600 euro për person, iu kishin premtuar transportimin nga Saranda në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin e tyre në pikën kufitare me Malin e Zi, me destinacion final vendet e BE-sëa
Policia sekuestroi dy automjete dhe 3 aparate celularea
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshmea/Albeuacom/
The post U kapën në flagrancë duke transportuar 13 emigrantë, arrestohen 2 shkodranët në Tiranë appeared first on Albeuacoma