Policia spanjolle ka gjetur të martën trupin e Sibora Gaganit, të resë me origjinë shqiptare e cila rezulton e zhdukur që nga viti 2014, në banesën që ajo ndante në Málaga me të dashurin Marco Ra, autorin e dyshuar të vrasjesa
Pas arrestimit nga policia, Marco Ra rrëfeu se e kishte vrarë dhe murosur Gaganin, si dhe shtoi se kishte përdorur dhe acid për të zhdukur trupina
Sibora Gagani dhe Marco Ra
Mediat spanjolle konfirmojnë se pas deklarimve të italianit, agjentët kanë gjetur eshtrat e 22-vjeçares shqiptare në një qese plastike brenda një muri në banesën në Malaga ku banonte çiftia
Eshtrat e gjetura janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Malaga për të konfirmuar se i përkasin të resë së zhdukur përmes analizave të ADN-sëa
Policia ka kontrolluar në raste të ndryshme apartamentin e Torremolinos, ku aktualisht jetojnë edhe qiramarrës të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar gjatë gjithë kohës me agjentëta
Sibora Gagani u shpërngul me Marco Ra në Costa del Sol në vitin 2011 dhe u zhduk më 7 korrik 2014, pak pasi ndërpreu marrëdhënien me të, një datë prej të cilës familja e saj, e cila banon në Itali, nuk kishte asnjë informacion mbi vendndodhjen e saja
Hetimi për zhdukjen e Gaganit rifilloi vetëm pak ditë më parë, pasi Marco Ra u arrestua për vrasjen me thikë të bashkëshortes së tij të rea
Pas dëgjimit të këtij lajmi, të afërmit e Siborës dyshuan se ai kishte lidhje me zhdukjen e saj, siç ndodhi më në funda
The post U vra dhe u muros në një banesë nga italiani, gjenden pas 9 vitesh eshtrat e shqiptares së zhdukur në Spanjë appeared first on Shekullia