Në të paktën dy deklarata publike disa vite më parë, Edi Rama ka deklaruar se ai nuk pret shirita inagurimesh, por sot bashkë me presidentin e Turqisë, Erdogan, ai preu shiritin e inagurimit të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.
Me sa duket “Sulltanit” Edi Rama nuk i refuzon dot. Çfarë deklaronte kryeministri i Shqipërisë në maj 2014 dhe nëntor 2021.
4 maj 2014
“Unë mendoj që Kryeministri nuk duhet të presë shirita dhe s’pres shirita. Aq më tepër pastaj, që kanë prerë të tjerët para meje aq shumë shirita, saqë i ka harxhuar Shqipëria shiritat edhe për 20 vitet e ardhshme. Kështu që në ‘zërin’ shirita nuk kemi asnjë lek për të shpenzuar për 20 vjet, ndërkohë që tani duhet të bëjmë punët, duke mbaruar punët që na kanë lënë pa mbaruar, se i kanë bërë lekët shirita”.
14 Nentor 2021
“Unë nuk pres shirita, nuk besoj tek gërshërët”
The post “Unë nuk pres shirita, nuk besoj tek gërshërët”, Erdogan detyron Ramën të “shkelë” mbi veten appeared first on Lapsi.al.