Mira, nëna e 22-vjeçares Erisilda Abedini, që të gjithë e njihnin si Sisi, një nga tre të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik të rreth rrotullimit të TEG-ut, ëndërronte një të ardhme të ndritur për vajzën e saj të vogëla Ajo kishte pasion dhe dëshironte botën e televizionit, sepse Zoti e kishte bekuar me bukurinë për të qenë një ylla
Por fati i keq i trokiti në derë Mirës, punonjëses së policisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, e cila atë pasdite të kobshme për të si nënë ishte si zakonisht në ritualin së punës me turne, një punë që e bën prej 16 vitesh në Tiranëa
“E helmuar në shpirt” siç ajo e nis dhe e mbyll këtë rrëfim të dhimbshëm, tregon për revistën “Story”, bisedën e fundit me të bijën, e cila atë pasdite do të shkonte në qendrën tregtare për të blerë një bluzë, por s’u kthye mëa Sipas deklarimeve në media, 22-vjeçarja ndodhej brenda “Audit A8” që drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj, e që për shkak të shpejtësisë së lartë humbi kontrollin duke thyer barrierat e rreth rrotullimit të TEG-ut dhe duke rënë në autostradën Tiranë-Elbasana
Si pasojë e përplasjes ndërruan jetë në vendngjarje 22-vjeçarja Abedini, shoqja e saj 23-vjeçare, Sikela Perroj, si dhe drejtuesi i mjetit, Ruçaj, i cili ndërroi jetë më pas në spitala Nga këqyrja e regjistrit të gjobave, rezultoi se 20-vjeçari që ishte pajisur me patentë në vitin 2021, kishte një historik shkeljesh rrugore për shpejtësi dhe për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe gara në rrugë të qendrave urbanea Por si u gjend Erisilda, në makinën e shoferit 20-vjeçar, cila ishte dinamika e pa treguar e ngjarjes tragjike, e të tjera detaje të pathëna i zbulon për herë parë nëna e 22-vjeçares, si një mesazh gjithë forcë e që tejkalon dhembjen e pakufishme të një nëne…
Si u gjend vajza juaj në makinë “Audit A8” që drejtohej nga 20-vjeçari i ndjerë, Klevis Ruçaj? Me cilin nga dy personat kishte miqësi?
E vërteta është se shoferi me vajzën që ndodheshin në makinë ishin kushërinj të parë (fëmijë tezesh)a Ata ktheheshin nga Elbasani dhe kanë kaluar në TEG, dhe e kanë marrë vajzën time me makinë për të ardhur në shtëpia Vajza në atë makinë u gjend, se shoferi ishte kushëriri i vajzës tjetër që njihej me vajzën time, e që mbeti po ashtu viktimë nga tragjediaa
Ishe në dijeni se ku do shkonte atë ditë, dhe kur folët për herë të fundit?
Unë jam prej 16 vitesh punonjëse policie pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjevea Kam folur në drekë me vajzën, kur jam nisur për punë pasi atë ditë isha turni i dytëa Vajza ime Sisi do të shkonte në TEG për të blerë një bluzë, për të cilën ia dhashë unë lekëta
Si u përballe me lajmin tragjik, të njoftuan apo e mësove nga mediat?
Duke qenë se isha në punë, unë aksidentin s’e kisha parë në mediaa Atë pasdite e mora vajzën në telefon, por s’arrita do të kontaktoja se nuk e hapi telefonina Kur kam shkuar në shtëpi, shoh që nuk ishte vajza as në shtëpia E mora sërish në telefon, por nuk mora përgjigjea Ndërkohë më telefonon shoqja ime, dhe më thotë: “Ku je? “Sa mbërrita shtëpi,- i thashë”a “Do vish me mua të shkojmë në një vend”, -më thaa Ok, i thashë, po çfarë halli ke?a “Flasim nga afër”- më tha…
Telefoni i vajzës dilte i hapur?
Po, telefoni binte deri në orën 23:00 që e kam provuar, edhe kur unë isha para morguta
Jeni takuar me familjarët e djalit që shkaktoi aksidentin, dhe nëse po çfarë ju kanë thënë?
Familjarët e 20-vjeçarit, (që ishte shoferi) nuk di kush janë dhe nga janëa
Çfarë marrëdhënieje kishit me vajzën, ju tregonte për gjithçka për shembull nëse ishte e dashuruar apo në një lidhje?
Vajza nuk kishte shok, as lidhjea Ajo hapej me mua dhe ishim si shoqea
Vajza juaj kishte ëndrra për të qenë pjesë e botës së televizionita Çfarë synimesh kishte për të ardhmen?
E donte botën e televizionit, edhe pse u diplomua për laborante dentarea Dhe sa i përket natyrës dhe tipit e kisha si djalë, jo vajzëa Jetonim bashkë në zonën “Don Bosko” në Tiranë, pasi vajza e madhe jeton në Paris (Francë), ku dhe ka krijuar familjea
Pas aksidentit, fotot e vajzës suaj dhe dy të rinjve të tjerë që humbën jetën në aksidentin tragjik pushtuan rrjetet socialea Si mund ta gjejë forcën një nënë e vrarë në shpirt si në rastin tuaj, për të dhënë mesazhin e saj për të rinjtë?
Komunikimi me ju ka qenë i paria Rrjetet sociale nuk i kam parë se jam e helmuar në shpirta Nuk kam mundur dot t’i përgjigjem asnjë telefonate, nga miqtë, shoqëria apo kolegëta Nuk mundem, jam e bllokuar totalisht!/storyaal
The post “Vajza ime donte të bëhej yll televizioni…!” Flet nëna e Eriseldës: Pse u gjend te makina e tragjedisë appeared first on Albeuacoma