Fjolla Morina është rikthyer me rrëfimin e saj, për përjetimet e rënda psikologjike që pësoi për shkak të ish-bashkëshortit të saj Fisnik Syla.
Në një intervistë për Prive, këngëtarja ka thënë se prej kohësh është në terapi derisa ka qenë një fazë depresioni që e bëri edhe të binte në peshë në 40 kilogramë.
Paraja nuk është kurrgjë me çka kam përjetuar unë. Krejt pasurinë e kisha dhënë timen, në zero e kisha lënë, kisha fjetur në rrugë dhe e kisha ndërtuar përsëri jetën time veç mos me ta njihja një krijesë si ai, ai nuk është krijesë, nuk mundem ta quaj krijesë atë [Fisnikun] një njeri pa ndjenja që i bën këto gjëra. Është shumë e rëndë. Njerëzit e kanë përjetuar anën materiale, por unë çka kam përjetuar, anën shpirtërore, anën fizike, psikike, të karrierës, gjithçka për mua ka qenë goditje. Krejt pasurinë e kisha dhënë të kthehesha edhe njëherë për mos të njohur persona të tillë. Gjithmonë edhe vajzave ju them, kujdes gjithmonë me meshkuj.
Arrestimi i saj, duket të ketë qenë faktori kryesor që e rëndoi gjendjen psikike të artistes.
Kjo ka qenë arsyeja që mua më ka bërë keq, edhe erdha në këtë gjendje, qe ky problemi i Shqipërisë dhe personi në fjalë që nuk po dua as t’ia përmend emrin. Për shkak të tij për një pistoletë të tij, edhe erdha deri në këtë gjendje unë. Kjo ka qenë arsyeja, mbyllja, presioni, çka po ndodh, intervistat e personit në fjalë, që del bën shantazhe, bën gjithçka, ato janë krejt energji negative.
The post “Vajza, kujdes me meshkujt”/Fjolla Morina flet për Fisnik Sylën:Ai nuk është krijesë appeared first on Albeu.com.