Njohja e pensioneve dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore të emigrantëve shqiptarë në Itali e Shqipëri ka qenë një nga çështjet që ka çuar në Romë ministrin e Mirëqenies Sociale, Erion Veliaja Në Itali jetojnë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë, ndërsa në Shqipëri rreth 19 mijë shtetas italianëa Ministri Veliaj e diskutoi çështjen në takimin me homologun Giuliano Poleti, ndërkohë në një intervistë të dhënë për “Shqiptari i Italisë”, Veliaj ka treguar të gjitha pikat që synon marrëveshja mes dy vendeve sa i përket pensionevea
Zoti ministër të shkojmë drejt e në thelb, ç’po bëhet për pensionet e emigrantëve?
Erion Veliaj: Po e nis me lajmet pozitivea Me Belgjikën, jo vetëm kemi mbyllur negociatat por edhe kemi firmosur e kemi ratifikuar në Kuvend marrëveshjen, praktikisht që vitin e ardhshëm marrëveshja hyn në fuqi e mund të përfitojnë të gjithë shqiptarët që jetojnë atea Mund të them se lidhur me pensionet po punojmë në të gjitha fronteta Nga njëra anë po reformojmë sistemin e pensioneve në shtëpi, nga ana tjetër po tregohemi shumë “agresivë” në lidhjen e marrëveshjeve dypalëshe mbi mbrojtjen sociale qoftë me vendet e BE-së qoftë me të tjeraa
Këtë muaj mbyllim marrëveshjen me Kanadanë që është një lajm shumë i mirë për emigracionin shqiptar në atë venda Për t’u kuptuar, nuk zgjedhim ne me kë të lidhim më parë marrëveshjea Fakti është që vende që nuk vuajnë krizën ekonomike i kanë negociatat më të thjeshta, me dy ose tre takime që mund të jenë me peridicitet një në vit apo një në tre muaj e ne po ecim me këtë ritmin e fundita Sepse në dallim me ç’kanë bërë qeveritë e mëparshme, i kemi hyrë seriozisht zgjidhjes së këtij problemi dhe po tregojmë maksimumin e interesita Kemi shprehur dëshirën tonë për këto marrëveshje me 28 vendet e BE-së e sapo një vend na përgjigjet ne nisim menjëherë negociatata Pra dua të them se nuk jemi ne që i japim përparësi një vendi apo një tjetria Si ministri jemi gati t’i lidhim që nesër me të 28 vendet, por këto negociata janë si tangoja, që nuk mund ta kërcejmë vetëm, na duhet edhe pala tjetër që në rastin tonë janë vendet e tjeraa
Po me Italinë çfarë po bëhet?
Italia, për shembull, duke qenë në krizë ekonomike, dekadën e fundit nuk ka lidhur asnjë marrëveshje të tillë, jo vetëm me Shqipërinë por me asnjë vend të botësa Sepse institucionet italiane janë kujdesur të stabilizojnë financat publikea Në këtë situatë ne kemi detyrë të bëjmë mirë e me forcë 50% të punës që varet nga ne që në fakt është shumë më e mirë se më parë kur as nuk kishte kalendara Deri tani kemi mbyllur me Çekinë, Rumaninë, Luksemburgun, me Maqedoninë jemi në mbarim e sipëra Veç këtyre edhe Kanadanë dhe Belgjikën që kujtuam më larta Kemi nisur negociatat me Austrinë, Spanjën, Bullgarinëa Duhet të themi se deri para tetë muajve ishim në nivelin 0 nuk ekzistonte asnjë nga këto marrëveshjea E di që ndonjë cinik mund të thotë se këto janë vende të vogla me emigracion të ulët shqiptar e për rrjedhojë të parëndësishme në zgjidhjen e problemita E vërtetë që në këto vende ka relativisht pak emigrantë shqiptarë por këto marrëveshje të arrira deri më sot na rrisin argumentin ndërsa ballafaqohemi mbi të njëjtën temë me vende të tjera si Italia apo Greqiaa Sepse kur ulemi të negociojmë me to u themi se të tilla marrëveshje i kemi edhe me gjashtë vende anëtare të BE-së, fakt ky që rrit kredibilitetin tonë si palë që kërkon të arrijë këtë gjë me lojtarë edhe më të mëdhenja Ndaj unë them që rëndësia e marrëveshjeve të lidhura deri më sot është e madhe, natyrisht edhe për ata pak emigrantë që jetojnë aty, aq sa janë, por veçanërisht për të forcuar pozitat tona kur bëjmë këto negociata me vende të rëndësishme si Italia e Greqiaa Pra dua t’ju them se ne kemi hapur 28 fronte njëkohësisht, puna është se duhet bindur edhe pala tjetër se kjo është çështje e dobishme shoqërorea Dua të them edhe një gjëa Në negociatat me Italinë nuk jemi vetëm ne që kërkojmë marrëveshjen dypalëshe mbi pensioneta Janë edhe komuniteti italian që punon sot në Shqipëria Mijëra persona që duan që ato vite pune t’u njihen edhe këtu në Italia Ministria jonë ka dhënë këtë vit rreth 19 mijë leje pune për italianë të punësuar në Shqipëria Kjo do të thotë që presioni që ushtrojmë mbi institucionet italiane tani është i dyanshëm jo vetëm nga shqiptarët e Italisë por edhe nga italianët e Shqipërisëa
Kush janë italianët e Shqipërisë?
Gabimisht, kur flitet për italianët në Shqipëri mendohet vetëm për ata që kanë bizneset e vetaa Nuk është kështu, ka shumë që punojnë në sektorin bankar, në bankat Sanpaolo dhe Veneto, ka shumë që punojnë për bizneset italiane por që janë pjesë e stafit, jo sipërmarrësa Gjatë panairit të punës, përshembull, kishte të rinj italianë e portugezë që filluan punë në call center meqë studiojnë në Shqipëri në universitete private italiane e punojnë part timea Ka shumë kuzhinierë italianë që punojnë në restorantet e hapur nga shqiptarë që janë kthyer nga Italia, për shembull, e që kanë punësuar italianëa
Një nga premtimet tuaja ka qenë vota e emigrantëve nga atje ku jetojnëa Ç’po bëhet në këtë aspekt?
Është premtim dhe mbetet projekt i yni për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, patjetëra Kjo do të na mundësonte disa gjëra në favor të emigrantëvea Nëse ne do të kemi në parlament përfaqësues të zonave elektorale Itali e Greqi, për shembull, ata do të lobojnë për interesat e zgjedhësve të tyre, siç ndodh sot që deputetët lobojnë për zonën e tyre elektoralea Për t’u shpjeguar më mirë: një nga kritikat që pata kur u ndanë fondet e rajoneve ishte “Si ka mundësi që Gjirokastra mori katër projekte ndërsa vende të tjera asnjë”a U mbrojta duke thënë se kjo është “job description”, detyra e një deputeti, të lobojë për zonën e veta Për zonat e tjera duhet të lobojnë me forcë deputetët e zgjedhur atjea Me këtë logjikë unë them se kur komuniteti shqiptar në Itali të ketë në parlamentin shqiptar përfaqësuesin e vet ai do të këmbëngulë me ministrin e punës, kushdo qoftë ai që të ndjekë sa më mirë çështjen e marrëveshjes, në këtë rasta Pra mendoj se me përfaqësimin e emigrantëve në Kuvend do të kemi një kujdes konstant ndaj tij që nuk do të varet më nga dashamirësia e ndonjë deputetia
A ka qeveria një vizion për emigrantët që po kthehen në Shqipëri?
Qeveria ka ofruar një paketë lehtësirash për biznesina Për shembull për ata që janë investitorë fasonësh, Shqipëria është kthyer në një vend shumë atraktiva Cilido shqiptar, pra edhe të kthyerit, që dëshiron të hapë një biznes të vogël, që do të thotë vende pune, ka mbështetjen e Fondit të Punësimit që subvencionon me 12 muaj sigurime shoqërore dhe me 4 rroga çdo punonjës të ri të punësuar plus këtu edhe ndihma të tjera nëse punëson të rinj apo persona me aftësi të kufizuaraa Kjo është për ata që kthehen e hapin një punë, ndërsa për të gjithë ata që kthehen e aplikojnë për punë vlejnë të gjitha rregullat e vlefshme edhe për shtetasit e tjerëa
E nuk mund të jetë ndryshe pasi për një vend pune nuk mund të diskriminohet një shqiptar për një tjetëra Unë di që shumë prej të shkolluarve mirë në Itali kanë fituar konkurse e zënë sot vende të rëndësishme në administratën shtetërorea Për shembull, Ismail Ademi është sot drejtor i Fondit të Konvertimit të Borxhit me Italinëa Por ka edhe shumë anëtarë të kabinetit që kanë studiuar në Itali, janë kthyer e sot janë të angazhuar në Shqipëria Por unë nuk dua të trajtoj emigrantët si mish i huaj, si diçka më vetea Kush është i zoti, nga diaspora apo Shqipëria, e ka treguar veten e ka çarë qoftë në biznes, në media e administratëa
Source: Tema – Aktualitet