Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, nga studio e emisionit “Çim Peka Live” në Syri Tv, theksoi se në ‘5D’ është i përfshirë Erion Veliaj, i cili ka deleguar drejtorët që të merreshin me këtë kompani.
Këlliçi tha se ky është një konkluzion bazuar na analizat financiare, logjike dhe politike.
”Denoncimi e parë e kam bërë gjatë fushatës në rastin e rrugës Xhon Belushi. Denoncimin e dytë e kam bërë për fabrikën e asfaltit në Krrabë. Kjo ngrehinë punon me lekë në dorë dhe i gjithë afalti që shtrohet në Tiranë merret pikërisht këtu.
Kam depozituar në SPAK një material shumë të detajuar lidhur me ‘5D’. Të kthesh një institucion publik në një kompani private ky është rasti i parë që ndodh dhe është pikërisht kjo kompania ‘5D’.
Elvin Tivari është një tjetër drejtor, përveç atyre 3 të arrestuarve, që na rezulton pronar hoteli në Dhërmi, po bëheshin gati të ndërtonin hotelin e dytë, por që duket se u stopuan”, tha Këlliçi.
Truri i gjithë kësaj skeme është Erion Veliaj, tha Këlliçi, duke shtuar se e gjithë skema e krijuar nga Veliaj, ka funksionuar dhe po funksionon edhe tani.
“Gjithçka që kemi denoncuar deri tani është bazuar në prova, fakte dhe dokumentet zyrtare të shtetit”, tha Këlliçi.
Ai u shpreh se dosja e SPAK përmban 100 % kallëzimin që kam depozituar, me përjashtim të 65 faqeve të para, që janë përgjimet, që u zbuluan pas bastisjes nga SPAK në banesat apo zyrat e ‘5D’.
Këlliçi u shpreh se Veliaj ka dijeni të plotë lidhur me çka ndodhur. “Punonjësja e kompanisë ‘5D’ pohon se Erion Veliaj është aksioner në hotelin në Durrësit dhe nuk e kuptoj pse GJKKO nuk e merr nën hetim”, tha ai.
Në vijim anëtari i Kryesisë së PD-së tha se pas zbulimit të kësaj skeme që rezulton se drejtorët kanë vjedhur 29 mln euro, në rastin më minimal Veliaj duhet të largohet si i paaftë për të drejtuar Bashkinë, kur nuk e di që drejtorët e tij vidhkan 29 mln euro.
“Një kryebashkiak që di edhe sa ‘like apo comment-e’ bëhen në rrjetet sociale dhe nuk di se çfarë drejtorët e tij, është e pabesueshme”, tha Këlliçi.
The post “Veliaj qëndron pas 5D“, Këlliçi: Gjithçka që kemi denoncuar deri tani është bazuar në prova dhe fakte ! appeared first on Gazeta Standard Online.