Qeveria merr të tjera masa për të forcuar luftën kundër duhanit, duke ndryshuar ligjin e miratuar në vitin 2006a
Në një konferencë për shtyp, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi bëri të ditur këto masaa
“Këto ndryshime konsistojnë në 3 drejtime kryesore:
Së pari, ne vendosëm që të bëjmë një fushatë të fortë promocionale për të bindur më shumë popullatën për dëmet që sjell pirja e duhanita Këtë duhet ta marrë përsipër ta kryejë Radio Televizioni Shqiptar, i cili në harkun e një muaji duhet të transportojë një program të gjatë prej 90 minutash, për të sensibilizuar mbi dëmet që sjell duhani në shëndetin e popullatësa
Së dyti, një mase tjetër e rëndësishme ishte masa e respektimit të ambienteve ku do të pihet duhan dhe klasifikimi i këtyre mjediseve, që janë mjedise publike ku nuk lejohet pirja dhe ku Inspektorati duhet të zhvillojë kontrolla Inspektorati që drejton gjithë këtë proces inspektimi është ai i Shëndetësisë, por ai bashkëpunon edhe me Inspektoratin Doganor dhe me Inspektoratin Tatimora
Një ndryshim i tretë, në projektligjin që do të shkojë në Parlament së shpejti, kishte të bënte me masat administrative për kundërvajtjet administrative që i takojnë individëve të ndryshëma Projektligj sjell me vete disa masa administrative që do të penalizojnë si pronarin e mjedisit publik, si administratorin e mjedisit publik, ashtu edhe duhanpirësina
Natyrisht, masat janë të ndryshme për këto 3 kategoria Këto ishin ndryshimet më të rëndësishme që sjell ky projektligja Shpresojmë së shpejti që ligji të miratohet nga Parlamenti, sepse i bën mirë shëndetit të popullatës dhe sidomos, në ndihmë të uljes së masës së sëmundjeve që nuk janë sëmundje të transmetueshme, por që janë sëmundje që prekin shumë popullatën shqiptare, veçanërisht këto 10 vitet e fundit,” tha Ekonomia
Source: Tema – Aktualitet