Partia Demokratike kërkon fillimin sa më shpejtë të hetimit parlamentar në lidhje me akuzat për përfshirjen e Forcave të Armatosura apo përdorimin e infrastrukturës ushtarake në trafikimin e lëndëve narkotikea Në një konferencë për mediat, referuar vendosjes së disa blloqeve të betonit në Gjadër, deputeti demokrat Keltis Kruja përshëndeti Forcat e Armatosura për reagimin e tyre, dhe marrjen e masave fizike për pamundësimin e fluturimeve të dyshimta në Gjadër, pas informacioneve dhe dëshmive të shumta se kjo infrastrukturë mund të jetë përdorur nga narkotrafikantëta
“Masat e marra do të ndihmojnë në mosdëmtimin e mëtejshëm të imazhit të vendit dhe të forcave tona të armatosura, anëtarë të NATO-sa Por betoni në Gjadër dhe në aerodrome të tjera, nuk e mbulon përgjegjësinë e Kryeministrit dhe ministrave të tij në këtë aferë të drogësa Rritja shumëfish e trafikut të narkotikeve siç është evidentuar edhe nga sasitë e interceptuara nga fqinjët tanë, nuk mund të bëhet pa dijeninë dhe implikimin e qeveritarëve”, theksoi Krujaa
Në këtë kuadër, ai shtoi se Partia Demokratike kërkon fillimin sa më shpejt nga puna të të komisionit parlamentar hetimor, në mënyrë që të zbardhet mekanizmi dhe të dalin përgjegjësitë për trafikun e drogësa
“Hetimi dhe dalja e përgjegjësive është në të mirë të interesit publik, është në të mirë të vendita Ballafaqimi me këtë aferë, mund të prishë rehatinë e Kryeministrit dhe ministrave të tij, por lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve dhe parandalimi i përsëritjes së kësaj dukurie të rrezikshme, janë më të rëndësishme se interesat personale të dyshes Rama-Meta”, u shpreh aia
Source: Tema – Aktualitet