Zvakryeministri dhe ministri i Jashtëm i Greqisë Evangjelos Venizelos ka deklaruar sot nga Viena se “dhënia e statusit kandidat për Shqipërinë është diçka shumë e rëndësishme për ne dhe shpresojmë që këtë muaj, ky status të jepet”a
“Greqia ka qënë pozitive dhe inkurajuese që në fillim që në dhjetorin e kaluar, për dhënien e statusit të kandidatit, Shqipërisë, kur kjo u diskutua në mbledhjen e Këshillit për Zgjerimit dhe ne shpresojmë që në mbledhjen e ardhshme, këtë muaj, ky Këshill të vendosë t’i japë statusin e vendit kandidat”, tha Venizelos, raporton Ora News
Deklarata e Venizelos është bërë sot gjatë takimit që ai ka pasur me mediat në përfundim të Konferencës së Vienës për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, së bashku me homologun e tij italian dhe atë austriaka
Venizelos ka theksuar gjatë konferencës se “prania jonë këtu është dëshmi e angazhimit tonë të përbashkët e të gjatë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimora
Muajin e kaluar në Selanik kemi pasur mundësi për të përsëritur dhe të rigjallëruar interesin tonë për zgjerimin e BE-së dhe për të riafirmuar angazhimin e BE-së për perspektivën evropiane të rajonit a
Të gjithë ne këtu sot besojnë në fuqinë transformuese të procesit të pranimit , në rëndësinë e ruajtjen e besueshmërisë së procesita
Sfidat specifike – veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit , mbrojtja e të drejtave themelore të njeriut , bashkëpunimi rajonal , marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe qeverisja janë hapa vitalë përpara duke u fokusuar më mirë dhe në menaxhimin e përpjekjeve tona të përbashkëtaa
Presidenca greke është përqendruar në menaxhimin e dosjeve individuale të vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë në rajon a Kam pasur mundësi , në shkurtin që kaluam , gjatë udhëtimit tim në Ballkanin Perëndimor , për të diskutuar të gjitha këto çështje në thellësi me udhëheqësit e Malit të Zi , Serbisë, Shqipërisë, Kosovës, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Bosnja e Hercegovinës”a
“Unë jam i kënaqur që Presidenca greke nuk është e vetmja që promovon perspektivën e pranimit të Ballkanit Perëndimor”, përfundoi ministri greka
Mogherini: Uroj që Shqipëria ta marrë statusin këtë muaj
Ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini deklaron se shpreson që Shqipërisë do t’i jepet këtë muaj statusi i vendit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropiana
”Integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor është një interes themelor jo vetëm i rajonit, por edhe i Bashkimit Evropiana Eshtë mënyra për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit, rritjes ekonomike dhe marrëdhënieve ekonomiko-tregtare në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që do të thotë edhe në pjesën tjetër të Bashkimit Evropian”, tha shefja e diplomacisë italianea
Gjatë një takimi ministerial të Iniciativës së Evropës Qendrore, që po zhvillon punimet në Vjenë, Mogherini tha se Shqipëria ka ndërmarrë reforma dhe se Qeveria është e angazhuar edhe për kryerjen e reformave të tjera që do të sillnin përparimin e vendita
”Një veprim i tillë do të përbënte një pranim nga ana jonë të reformave që ka bërë vendi si edhe të angazhimit politik të Qeverisë shqiptare për të ecur përpara me reforma shtesë, çka do të sillnin më shumë progres”, deklaroi Mogherinia
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se në konditat aktuale, zgjerimi i BE-së është një projekt i një rëndësie gjeopolitikea
“Rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk është ende një rajon i mirëfilltë nga pikëpamja ekonomike, sidomos për sa i përket inter-konjeksioneve energjetike dhe infrastrukturorea Ka ardhur koha kur të gjitha vendet e rajonit e ndjejnë nevojën e krijimit dhe konsolidimit të një tregu rajonal”, theksoi kreu i diplomacisë shqiptarea
Source: Tema – Aktualitet