Derbi mes Tiranës dhe Partizanit përveç spektaklit ën fushë nga dy skuadrat, spektakël dhuron edhe në tribuna ku dy tifozeritë përkatëse nuk i kanë kursyer ironitë kundrejt njëra-tjetrës. Me fillimin e pjesës së dytë, “Tirona Fanatics” kanë hapur një banderolë duke ironizuar me tifozerinë e kuqe. “17 Maji, pushimet e Guerrils”, shkruajnë tifozët e Tiranës.