Finalizohet mega-operacioni policor antidrogë i koduar “CAMPER”a Janë arrestuar 4 shtetas dhe janë sekuestruar 260 kg lëndë narkotike kanabis, si dhe dy automjete tip “kamper”, që ishin përshtatur për transportimin e lëndës narkotikea
Kreu i Policisë së Vlorës, drejtues Ermal Muçaj, njoftoi rezultatet e operacionit në një konferencë për media, bashkë me zvadrejtorin për hetimin e krimeve të qarkut, dhe shefin e seksionit të narkotikëvea
“Në vijim të operacioneve policore për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, strukturat hetimore dhe Forca Operacionale e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si dhe shërbimet e Komisariateve të Policisë Sarandë dhe Himarë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, bazuar në inteligjencën policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “CAMPER”a
Në kuadër të këtij operacioni, sot, në orët e para të mëngjesit, u bë e mundur kapja dhe prangosja e 4 shtetasve rumunë që transportonin një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, me 2 automjete luksoze të tipit “Camper”, me targa rumune, me qëllim trafikimin e kësaj lënde në shtetin grek e më tej, – tha Muçaja
Konkretisht u arrestuan në flagrancë shtetasit: Ma Ca, 20 vjeç, Ma Ca, 20 vjeçe, Fa Ta, 24 vjeç dhe Aa Pa, 21 vjeçe, të katërt me shtetësi rumunea
Gjithashtu janë shpallur në kërkim 5 shtetas, si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale, por për arsye hetimi të dhënat e tyre nuk u bënë publikea
Gjatë kontrollit të automjeteve të tyre, në tentativë për të dalë nga territori shqiptar, u gjetën të fshehura në një ndarje të fshehtë dhe të përshtatur artificialisht, në automjet, një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotikea
Vendet e fshehta të përshtatura u zbuluan në të dy CAMPERAT e sekuestruara
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, për llogari të disa bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë, tashmë të shpallur në kërkim, kamufloheshin si turistë, duke marre me qera campera luksozë, dhe të ndarë në dy çifte kryenin trafikimin e lëndës narkotike nga vendi ynë për në Greqi dhe më teja
Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të bashkautorëve të tjerë shqiptarë tashmë të shpallur në kërkim nga Policiaa
“Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotikea
Vlen të theksohet se strukturat e DVP Vlorë, muajt e fundit, janë angazhuar maksimalisht, falë dhe bashkëpunimit dhe besimit të qyetarëve, për të parandaluar ngjarjet kriminale, për goditjen e kultivimit në ambiente të mbyllura dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarria
Sigurojmë qytetaret se Policia e Shtetit është në shërbim të tyre dhe shumë e vendosur për të luftuar bashkërisht, me partnerët dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme”- tha kreu i policisë së Vlorësa
aada / dita
The post VIDEO: 260 kg drogë në kampera luksozë, nga Shqipëria drejt Greqisë, arrestohen dy çifte “turistësh” rumunë appeared first on Gazeta Ditaa