Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Christinane Hohmann ka zgjedhur Elbasanin për të parë nga afër zgjedhjet lokale për zgjedhjen e kryebashkiakut në këtë bashki.
Hohmann, në fjalën e saj është shprehur se deri më tani dita është e qetë dhe ka kërkuar nga qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje dhe që të ruajnë qetësinë deri në fund.
“Gjërat deri më tani kanë ecur pa problem dhe qytetarët po e ushtrojnë të drejtën e tyre të votës për të zgjedhur kryebashkiakun. Urimi im për sot është sa më shumë zgjedhës të shkojnë në qendër të votimeve dhe të votojnë dhe dita të vijojë kështu pa problem dhe në paqe”, ka thënë ajo.
j.l./ dita
The post VIDEO: Ambasadorja e BE-së në vend monitoron zgjedhjet në Elbasan appeared first on Gazeta Dita.