Deputeti i Rithemelimit, Edmond Spaho është konfliktuar me një votues brenda qendrës së votimit në Zvezdë.
Siç shihet edhe nga pamjet, Spaho ka tërhequr me forcë për krahu një prej personave që ndodhej brenda qendrës së votimit.
Denoncimi është bërë nga Gëzim Topçiu, kandidati i PS-së për bashkinë e Maliqit.
Spaho, nga ana tjetër ka pretenduar se nuk po lejohet të takohet me komisionerët dhe se është rrethuar nga një grup personash që njihen si “të fortët e zonës”.
Video nga Report TV:
j.l./ dita
The post VIDEO: Deputeti Spaho konfliktohet brenda qendrës së votimit në Maliq appeared first on Gazeta Dita.