Të tjera detaje mësohen nga vrasja e Klaudio Prendit, djali i ish-gjyqatarit të GJKKO-së, Fran Prendi. Një vit më parë gjatë fushatës elektorale në Pukë, ka qenë kryeministri Edi Rama që e ka cilësuar atë si bandit ndonëse nuk e përmendi nominalisht me emër. Sipas Ramës Klaudio, kërcënonte me armë pukjanët për të siguruar vota.
“Po atë bandit, djalin e gjykatësit të larguar nga vettingu për korrupsion, që vjen këtu dhe nxjerr armë në Pukë. Çfarë e kanë atë ndërtuesin e ardhshëm të pallateve apo e kanë sjellë këtu për drejtor të planifikimit të zhvillimit strategjik virtual të Pukës”, shprehej Rama asokohe. Shihni videon më poshtë.
The post VIDEO/ Kur Rama e quante ‘bandit’ djalin e vrarë të gjyqtarit nga Puka appeared first on Lapsi.al.