Gara për Bashkinë Kavajë ishte një nga më të fortat në vend. Edhe pse në kutitë e para, kandidati i PS-së Redjan Krrali ishte në avantazh, por në fund Fisnik Qosja ‘Bashkë fitojmë’, përmbysi rezultatin dhe fitoi bashkinë e Kavajës me 51.89% të votave.
Ndërsa Redjan Krali mori 48.11% të votave.
Ndërkohë simpatizantët socialistë nuk e kanë pritur mirë humbjen e Kralit. Të mërzitur nga humbja, ata kanë pritur mes lotësh kandidatin socialist në Kavajë.
“Ishte i drejtë, e kishte zemrën e madhe. Ka ndihmuar të gjithë. Por Zoti ka për t’i gjykuar. Turp pë rata që nuk votuan Kralin. Je familjar i rregullt, i ke të gjithë të mirat. Është njeri me zemër të madhe”, tha mes lotëshnjë simpatizante socialsite
The post VIDEO/ Redjan Krrali humbi në Kavajë, socialistët shpërthejnë në lot: Zoti ka për t’i gjykuar ata që s’të votuan appeared first on Gazeta Shqiptare Online.