Ndodh edhe kështu: dëshira e madhe për të shënuar sjell të kundërtën. Sulmuesit Henrique Dourado dhe Bruno Rodrigues luftuan për një penallti në humbjen e Cruzeiro ndaj Fluminense. Të dy sulmuesit e Cruzeiro kërkonin ta godisnin vetë penalltinë, që u akordua në favor të skuadrës së tyre. Bruno Rodrigues doli fitues në të drejtën e ekzekutimit, por në goditjen e parë drejt portës së Fluminense, portiere Fábio e priti. Arbitri mendoi se kishte një parregullsi dhe e riktheu goditjen. Në të dytën, Bruno insistoi në të njëjtin krah dhe dështoi. Dourado kërkonte ta godiste ai penalltinë e dytë, por Bruno nuk e lejoi dhe në fund i humbi të dy mundësitë…
Lexo më tej: Ronaldo blen Cruzeiron “e tij”, prej 3 vitesh në B: “Do ta risjell në majë”
Sjellja e dy sulmuesve nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve. Ata i kanë konsideruar të dy fajtorë për mungesën e rikthimit të Cruzeiro në ndeshjen me Fluminense. Në adresë të tyre vërshuan presione dhe mallkime, e lojtarët kanë publikuar mesazhet e marra në rrjetet sociale…
A briga entre Bruno Rodrigues e Henrique Dourado e os 2 pênaltis perdidos:
@geglobo | @tvglobo pic.twitter.com/aFgvhVhIk9
— Planeta do Futebol (@futebol_info) May 11, 2023
The post Video/ Zihet me shokun për penalltinë, e humbet, bashkë me përsëritjen: te Cruzeiro bëhen qesharakë appeared first on Lapsi.al.