Ngadalësimi i fortë i ekonomisë në vitin 2012 e ka kthyer Shqipërinë 6 vjet pas në luftën kundër varfërisëa
Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka Botërore tregojnë se vetëm në këtë vit, pjesa e popullsisë që jeton me më pak se 5 dollarë në ditë u rrit me rreth 4a5 pikë përqindjea Kjo e ka çuar peshën e shqiptarëve që jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë nga 43 për qind që ishte në 2011 në 47a5 për qind një vit më vonëa
Kërcimi në këto nivele i popullsisë që jeton në kushte mbijetese ka fshirë brenda një viti të vetëm përmirësimin që ishte arritur për 6 vjet në zbutjen e varfërisë, pasi për herë të fundit Shqipëria e ka patur treguesin në këto nivele në vitin 2006a
Por shqetësimi më i madh i ekspertëve është se shifra mund të jetë përkeqësuar edhe më fort në vitin 2013, kur ekonomia gati ra në stanjacion me rritjen e prodhimit që ceku minimumin historik 0a44 për qinda
Rreziku është që ky ngadalësim mund të ketë përkeqësuar jetesën e mijëra familjeve të tjera duke i zhytur ato në kufijtë e skamjesa Kjo edhe për një arsye tjetër, pasi Shqipëria është vendi më i kërcënuar nga varfëria në Ballkana Të dhënat tregojnë se ajo ka përqindjen më të madhe të popullsisë, gati gjysmën e saj, që jeton në kushte mbijetese më më pak se 5 dollarë ditëa Vendet e tjera e kanë këtë tregues, sipas Bankës Botërore, nga 4a5 në 35 për qinda Kjo bën që edhe një ngadalësim i vogël në ritmet e rritjes ekonomike të ketë efekte të forta sociale, në kushtet kur vendet e tjera duken më të mbrojturaa/TCH
Source: Tema – Aktualitet