Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan. Sipas informacioneve, dyshohet se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor. Konflikti ka nisur kur viktima e ka ofenduar me fjalën “kollovar”, pasi jetonte në shtëpinë e gruas së tij. Më pas viktima nuk i ka bërë drekën dhe 55-vjeçari e ka ekzekutuar me sëpatë motrën e bashkëshortes.
“E vrava se nuk më bëri drekën. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë. Më fyenin vazhdimisht, madje më tha edhe kollovar!”, mësohet të ketë thënë në polici autori.
Autori nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese dhe është shfaqur i bindur se ka bërë gjënë e duhur. Ndërkohë po bëhen analizat e gjakut që janë gjetur në trupin e autorit dhe gjakut në sëpatë. Në fshatin Kusarth, 44-vjeçarja Alma Qevani u godit për vdekje nga kunati Tefik Tashi, 58 vjeç. Viktima është 44-vjeçarja Alma Qevani, motra e bashkëshortes së Tefik Tashit. 58-vjeçari u kap nga policia në fshatin Bradashesh, teksa ishte me një sëpatë në dorë dhe me duart me gjak dhe po ecte me vrap. Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.
The post Vrasja në Elbasan, i arrestuari në Polici: Kunata më fyeu, më tha kollovar! appeared first on Gazeta Dita.