Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se “nuk planifikon të nënshkruajë asgjë” në takimin e 18 marsit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtia
Në një fjalim drejtuar kombit të enjten pasdite, Vuçiç tha se “nuk ka ende një draft të asaj që do Bashkimi Evropian” në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovëa
“Ne e kemi dorëzuar propozimin tonë, shqiptarët të tyrina Nuk kemi marrë ende asgjë nga Brukseli dhe ai dokument ende nuk ekziston”, tha Vuçiça
Kurti dhe Vuçiç, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së, do të takohen të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të diskutuar zbatimin e një plani të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes tyrea
Në një takim në Bruksel, më 27 shkurt, ata e pranuan në parim përmbajtjen e këtij plani që njihet edhe si Marrëveshje drejt normalizimita
Zyrtarë të BE-së, që ndërmjetësojnë dialogun, paralajmëruan se tash pasojnë diskutimet për aneksin e zbatimita
“Normalizimi është të kemi marrëdhënie më të mira me shqiptarët sesa sot, të zgjidhim probleme të panumërta dhe të përpiqemi të jetojmë bashkë aq sa është e mundur, e nëse jo – atëherë pranë njëri-tjetrit”, tha aia
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrella Fotografi ilustruese nga arkivia
Vuçiç tha se takimi me Kurtin “nuk do të jetë asnjë lloj dite gjykimi”, por se do të përpiqet të bëjë “atë që është më e mira për Serbinë”a
“Të punojmë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, t’i ndërtojmë marrëdhëniet më të mira me Bashkimin Evropian dhe t’u përmbahemi fuqishëm vijave tona të kuqea Nga kjo nuk heq dorë”, tha Vuçiça
Ai shtoi se këtë e ka thënë edhe në takime me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtarea
”Ditëve të fundit, kemi diskutuar se çfarë është e nevojshme për të arritur normalizimin [e marrëdhënieve], që për mua nuk do të thotë eufemizëm për njohjen e Kosovës, as de facto , as de jure”, tha Vuçiça
“Si president, u bëj thirrje qytetarëve që t’i besojnë udhëheqjes së tyre shtetërore”, u shpreh aia
Sipas tij, edhe Serbisë, edhe Kosovës do t’i bëhet me dije se “ajo që propozon Evropa, është de facto pjesë e rrugës së negociatave drejt BE-së”a
“Ne nuk duhet të themi se nuk do të bëjmë asgjë, sepse kjo do të ishte katastrofike për ne”, tha Vuçiça
Ai shtoi se për Serbinë, mbetja në rrugën evropiane, është interes i rëndësishëm kombëtara
“Nëse pranohet Asociacioni, do të ketë gjëra që nuk janë të lehta për ne”
Vuçiç përsëriti se Serbia nuk do të heqë dorë nga kërkesa për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbea
“Nëse shqiptarët pranojnë ta formojnë Asociacionin, do të ketë gjëra që nuk janë të lehta për ne dhe nuk do ta fsheh asnjërën para njerëzvea Por, rezultati për vendin tonë do të jetë i mirë dhe kjo është më e rëndësishmja”, tha presidenti serba
The post Vuçiç: Nuk planifikoj të nënshkruaj asgjë me Kurtin appeared first on Albeuacoma