Partia Socialiste, nëpërmjet deputetes së saj, Olta Xhaçka, iu përgjigj akuzave të Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke pohuar se ekonomia shqiptare nuk është në rënie, por në rritje, ndryshe nga qeveria e mëparshme, që e zhyti vendin në borxhea
Deputetja e PS-së, Xhaçka, tha “ Basha tentoi të paraqese të zymtë gjendjen ekonomike në vend dhe u përpoq t’u thotë shqiptarve se ekonomia nuk po ecën me ritmet e duhura dhe pyetja që shtrohet natyrshëm është, me ritmet e kujt? Me ritmet e qeverisë së kaluar, që e zhyti vendin në borxhea Jo e njëmilon të papunë, se e vërteta është ndryshe, krejt ndryshe”a
“T’i referohemi tri shifrave kryesore, numri i të punësuarve të formalizuar në Shqipëri është 30 mijë vetëa Paketa e fasoneve, qasja e re në fshatra, janë duke hapur vende të reja punea Shqipëria në muajn prill eksportojë 8a3% me shumë se një vit më parë, ne kohën kur qeveriste opozitaa Në muajn mars, eksportuam 6a6% më shumë se marsi 2013, që do të thotë se në vendin tonë prodhohet më shumë dhe eksportohet me shumë”, tha deputetja e PSa
Po ashtu, Xhashka shtoi “që tani janë shlyer 200 miljonë dollarë borxhe, që qeveria e kaluar (sot në opozitë) u kishte sipërmarrësvea Sigurisht, që Basha për borxhet nuk flet se deri dje, borxhet nuk ekzistonina Kurse në realitet, borxhet e Bashës – Berishës, ishin plotë 720 milion dollarëa Ekonomia po ecën në rrugën e duhur, e konfirmon dhe FMN dhe BB, të cilave u është kthyer besimi, që ekonomia po zhvillohet, e pohojne edhe institucione të tjera ndërkomtare në raportet e tyre”a
Source: Tema – Aktualitet