Todd Boehly mund të zëvendësohet si president i Chelseat pas tri vitesh, ka bërë të ditur një raportim nga mediumi i njohur anglez The Telegraph.
Amerikani ka tronditur botën e futbollit kur ai dhe Clearlake Capital morën në pronësi klubin nga Roman Abramovich në 2022.
Në dy vitet që pasuan, “Blutë e Londrës” kanë shpenzuar mbi 1 miliardë euro në transferime, kanë ndërruar katër trajnerë, por edhe kanë dështuar që të fitojnë një trofe.
Siç u raportua ekskluzivisht nga The Telegraph, amerikani mund të largohet nga roli i tij si president i klubit pas tri vitesh, për shkak të nja marrëveshje pronëise të arritur mes pronarëve të Chelseat.
Kjo marrëveshje dikton se pronarët mund të ndryshojnë presidentin e klubit çdo pesë vjet, që do të thotë se Boehly mund të zëvendësohet në 2027 në rast se figurat kyçe të Clearlake Capital, Behdad Eghbali dhe Jose Feliciano, propozojnë një emër të ri për atë post.
Marrëveshja e supozuar është më shumë një opsion se sa një obligim, që do të thotë se Boehly mund të mbetet në krye të Chelseat në rast se Clearlake refuzojnë pra të propozojnë një emër.
Raporti shton më tutje se ndikimi i Eghbalit në klub është rritur mjaft shumë vitin e kaluar, në mesin e kritikave që u drejtuan tek Boehly.
Për më shumë, besohet se Boehly nuk e ka në plan që të heq dorë nga pozita e tij, ndërsa për momentin nuk ka sugjerime se Eghbali dhe Feliciano do dëshironin që ta zënë vendin e tij. /Telegrafi/
The post Zbulohet marrëveshja e pronësisë tek Chelsea, londinezët mund të bëhen me president të ri appeared first on Albeu.com.