Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka arritur në Berlin për bisedime kritike, pasi liderët gjermanë njoftuan për një paketë të ndihmës ushtarake në vlerë prej 2.7 miliardë eurosh.
Gjatë vizitës së tij Zelenskyy është takuar me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe po ashtu është paraparë takim edhe me kancelarin Olaf Scholz.
Gjatë fjalës së tij presidenti ukrainas tha se Gjermania është aleate e vërtetë dhe e besueshme e Ukrainës.
“Në kohën më sfiduese në historinë moderne të Ukrainës, Gjermania është krenare që është miku ynë i vërtetë dhe aleati ynë i besueshëm. Së bashku do të fitojmë dhe do të kthejmë paqen në Evropë”, tha Zelenskyy.
Një ditë para se Zelensky të udhëtonte drejt Gjermanisë, Berlini njoftoi për paketën e re të ndihmës që përfshin tanke, sisteme kundërajrore dhe municione.
Në pakon e ndihmës përfshihen 20 makina të këmbësorisë, Marder, 30 tanke Leopard 1,15 tanke kundërajrore Gepard, 200 dronë vëzhgues, katër sisteme kundërajrore Iris-T dhe municione, municione shtesë për artilerinë dhe mbi 200 makina luftarake dhe logjistike.
j.l./ dita
The post Zelensky shkon në Berlin, Gjermania ndihma me tanke dhe municione appeared first on Gazeta Dita.