Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, me përfaqësuesin Armando Cakrani në një deklaratë për mediat ka denoncuar se Partia Socialiste po tenton të prishë procesin zgjedhor në Vlorë, nën panikun e humbjes. Cakrani tha se procesi zgjedhor po zhvillohet në shkelje të Kodit Zgjedhor pasi anëtarët e komisionit po punojnë me lista zgjedhësish dhe jo me pajisje PIE.