Sot në Shqipëri po mbahen zgjedhjet për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të 61 bashkive dhe për përbërjet e reja të këshillave bashkiakea
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00a
Dalja në zgjedhje, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 10:00 ishte 8a08 për qinda
Në disa qendra ka vonesa në nisjen e procesit të votimit për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve të identifikimit elektronik, ndërkohë në disa të tjera ka probleme me paraqitjen e komisionarëve, kryesisht të Partisë Demokratikea
Gjithashtu, në mbarë Shqipërinë janë shfaqur probleme me pajisjet për identifikimin biometrik dhe për këtë arsye, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka urdhëruar që identifikimi i votuesve të bëhet manualisht, përkatësisht përmes listës së votuesvea
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të drejtë vote kanë 3 milionë e 653 mijë personaa Prej këtij numri, 122a545 janë qytetarë që do të ushtrojnë për herë të parë të drejtën e votësa
Në garën për drejtimin e 61 bashkive janë 144 kandidatëa Ndërkaq, për 1a603 ulëse në këshillat bashkiake garojnë 23a700 personaa
Në zgjedhjet e 14 majit janë regjistruar 40 parti dhe koalicionea
Në tri bashki, Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të votohet në mënyrë elektronikea
Në pjesën më të madhe të bashkive gara zhvillohet mes Partisë Socialiste dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë” që drejtohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, politikanë që në të kaluarën kanë mbajtur poste të larta drejtuese si kryeministër apo president i Shqipërisëa
Partia Demokratike, e cila drejtohet nga ushtruesi i detyrës, Enkelejd Alibeaj, ka kandidatë vetëm në 14 bashkia Kjo për shkak të përçarjes së Partisë Demokratike, pas shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të ish-liderit të këtij subjekti, Sali Berishaa
Kryetarët e bashkive zgjidhen përmes një sistemi mazhoritar, kurse anëtarët e këshillave zgjidhen sipas një sistemi proporcional me lista të mbylluraa
Për sigurimin e 5a211 qendrave të votimit, 92 Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor dhe 92 Vendnumërime të Votave, janë angazhuar 5a511 punonjës policie në të gjithë Shqipërinë, ndërsa 57 objekte të rëndësishme do të merren në ruajtje nga forcat komandoa
Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, një ditë para zhvillimit të zgjedhjeve u evidentuan 54 raste të krimeve zgjedhore, ndërsa 88 persona janë nën hetima Për krim zgjedhor, konkretisht për blerje votash në pranga përfundoi edhe kandidati i opozitës në Himarë, Alfred Beleria Të shtunën gjykata e Vlorës, – qark që përfshin edhe Himarën – caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” dhe çështja në ngarkim të tij i ka kaluar Strukturës së Posaçme Antikorrpsion (SPAK)a
Sipas Kodit Zgjedhor në Shqipëri, në listat e kandidatëve për këshilltarë, 50 për qind duhet të jenë gra dhe ky rregull është respektuar në këto zgjedhje, pasi në to garojë 11a800 kandidatea
Por, për kandidat për kryetar bashkie nuk ka kuota gjinore dhe vetëm 15 gra garojnë në zgjedhjet e së dielësa
Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë vlerësuar se fushata zgjedhore është zhvilluar e qetë, ndërsa kanë shprehur shqetësim për akuzat e ndërsjella për blerje votash dhe për raportimet se administrata publike ka kryer aktivitete që shkonin në favor të shumicës, që ishin në kundërshtim me Kodin Zgjedhora
Pavarësisht se këto janë zgjedhje vendore, gjatë fushatës prioritet patën fjalimet e gjata të liderëve partiakë, duke lënë në hije kandidatët për kryetarë bashkiea /REL
The post Zgjedhjet lokale në Shqipëri, REL: Probleme me pajisjet për identifikimin dhe votimin elektronik appeared first on Albeuacoma