Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar një qarkullim të drejtuesve politikë të cdo niveli, duke e cilësuar këtë si një parim të partive demokratike modernea Basha theksoi se ky proces është mëse i nevojshëm kur partia humbet zgjedhjet, sikundër ndodhi me Partinë Demokratike, kur një forcë politike kalon në opozitë dhe kur fillon të përhatisë nisjen e rea
“Me zgjedhjet në seksione, në bazë të statutit dhe udhëzimit të lëshuar, partia ka përjetuar në themelin e saj përtëritjen dhe qarkullimin e nevojshëm të një numri të madh të zgjedhurish, duke sjellë në krye të seksioneve forca të reja, energji të reja, frymëzime të reja, synime të reja, pa të cilat një parti politike nuk ka jetë, nuk ka të ardhmea Qarkullimi drejtuesve politike të çdo niveli është një parim i partive demokratike moderne që zbatohet e duhet të zbatohet në vijimësi, në çdo kohë dhe sidomos në kohën kur partia humbet zgjedhjet, siç i kemi humbur ne, kur kalon në opozitë siç kemi kaluar ne, kur fillon të përgatisë nisjen e re, siç po bëjmë ne”, tha Bashaa
Këto deklarata kreu democrat i bëri gjatë Kuvendit Zgjedhor të degës së PD në Mat, ku theksoi se ne do të jemi shkolla e vlerave, ndërsa akuzoi Qeverinë se po promovon trafikantëta Anëtarësinë, Basha e ka cilësuar jetike për një parti që ka, e do të ketë në themel të organizimit dhe sistemit të saj të karrierës votën e lirë të anëtarëve të saja Në vijim ai shtoi se zgjedhjet në PD po sjellin forca të reja, energji të reja, frymëzime të reja, synime të rejaa
“Ndryshe nga mazhoranca e sotme që promovon narkotrafikantë dhe individëve me rekorde kriminale, Partia Demokratike ka kriter të panegociueshëm kapacitetet politike – intelektule të drejtuesve dhe të zgjedhurve, integritetin dhe imazhin e tyre pozitiv në publika është dhe mbetet e një rëndësie vendimtare për suksesin e PD-së në zgjedhje, në opozitë dhe në qeveria Ne, Partia Demokratike kemi një sfidë dhe një mision qytetar e kombëtar: Të reflektojmë, nga një anë, për çdo rast të degradimit dhe shkarjes nga parimi i meritës dhe vlerave në radhët tonaa T’i dalim përballë nga ana tjetër dhe t’i përgjigjemi me vendosmëri, me njerëzit me të zotë që ka nxjerrë familja dhe shoqëria shqiptare, shkolla shqipe dhe shkollat e botës ku kanë studiuar e po studiojnë shqiptarët, projektit ogurzi në veprim të kundërshtarëve tanë të provomimit të narkotrafikantëve dhe individëve me rekorde kriminale në politikë, në administratë, në drejtim, duke poshtëruar popullin e duke rrezikuar seriozisht të ardhmen demokratike të vendit”, tha Bashaa
Source: Tema – Aktualitet