Një 28-vjeçar i identifikuar si SaBa, është arrestuar nga policia e Sarandës pasi dyshohet se ka dijeni për emrat që fshihen pas zhdukjes së 46 vjeçarëve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqia
Rreth orës 04:00 të mëngjesit të së enjtes u ndalua nga forcat e policisë në Sarandëa Ndaj tij Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”a
Burime konfidenciale bëjnë me dije se ky shtetas dyshohet t’u ketë dhënë shtëpinë me qera autorëve të zhdukjes së Leonard Thodhori e Fatmir Sulovarit dhe vendosjes së eksplozivit tek banesa e Lefter Lefterit alias Afëz Kullaa Ai i ka dhënë një banesë e garazh në fshatin Nivicë të Bashkisë Himarë, nga ku ka edhe origjinën prindërorea
28 vjeçari nuk është treguar bashkëpunues me policinë gjyqsore lidhur me emrat e personave të cilëve u ka vënë në dispozicion mjedisina Pikërisht në pronën e Sa B, policia ka gjetur automjetin tip “Mercedes-Benz” E Class që dyshohet se është përdorur për rrëmbimin e dy 46 vjeçarëve dhe vendosjen e eksplozivit te banesa e Lefter Lefterit në dhjetor 2022a Edhe pse këto dy ngjarje nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, policia dyshon se janë kryer nga të njëjtët autorëa Bëhet me dije se SaBa, rezulton lidhje shoqërore e mjedisit të personave të dyshuar për zhdukjen e dy 46 vjeçarëve, por çuditshëm rezulton edhe lidhje shoqërore e djalit të Lefter Lefterita
Ndërkohe ditën e djeshme policia e Sarandës ka kryer disa kontrolle banesash, përfshirë edhe zyrtarëve apo ish-zyrtarëa Burime bëjnë me dije se kontrollet janë kryer për çështje tokash, por nuk dihet nëse është një procedim i veçuar apo hetimi për zhdukjen e dy 46 vjecarëve ka nxjerrë në skenë ngjarje të tjera në Sarandëa
The post Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit në Sarandë, vihet në pranga një person, dyshohet se ka dijeni për autorët appeared first on Lapsiaala