Lazarati është sot fshati më i njohur në Shqipëria Mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë në internet dhe bindesh për këtëa Ka një famë të keqe, duhet thënë që në fillim kjoa Ja shtoi famën dhe e vendosi edhe më në pah, ngjarja e 10 majit, kur një avion i drejtuar nga një italian, ra në Divjakëa Prej atij momenti, droga e Lazaratit është në gojën e të gjithëvea A thua se bëhet fjalë për një shtet, e jo për një xhep të rrugës kombëtare Gjirokastër-Kakavijëa
Nuk do të kishim me shumë gjasë, as edhe një fraksion të kësaj potereje të stërmadhe mediatike e politike, nëse qeveria do të ishte angazhuar që të mos luante futboll në Lazarat, ditën kur avioni i Reformatos do të ngecte në rërat e Divjakës, por do të bënte diçka tjetëra Sepse Lazarati nuk është as problem sportiv, as çeshtje pedagogjike e aq më pak një vitrinë artistike, për trupa aktorësha Lazarati është një problem therës i sigurisë kombëtare, rendit publik dhe imazhit të prishur të vendit tonë në botëa Me fjalë të thjeshta, është një copë territori ku, si askund tjetër, ligji humb forcën e tij dhe shteti nuk konsiderohet si autoriteta Jemi vend anëtar i NATO-s prej gjashtë vjetësh, por vijojmë të tolerojmë, edhe si vend anëtar, që territorin të mos e kemi tërësisht nën kontrolla Dërgojmë trupa paqeruajtëse për të ofruar siguri mijëra kilometra larg Shqipërisë, por s’jemi në gjendje që të kontrollojmë copa të territorit tonë shtetërora Kjo është e vërteta e hidhur, të cilën nuk po e korigjon dot as Edi Rama me qeverinë e tij, të mbështetur nga një shumicë mëse solide në parlamenta
Po mbushet ngadalë një vit, qëkurse Berisha u rrëzua me votëa Më 23 qershor 2013 ra qeverisja, e cila, ndër të tjera, e kishte shfrytëzuar politikisht votën e Lazaratit për dekada të tëra, duke ja toleruar në heshtje si shkëmbim, plantacionet e drogës që nisën të përhapen në atë zonëa Nëse i pyet sot demokratët për atë periudhë, të përgjigjen se formalisht e kanë marrë dënimin, edhe për Lazaratina Janë refuzuar me votë para një vitia Një mbrojtje e dobët kjo, për gjithato vite kur e djathta mbylli një sy dhe njërin vesh, edhe përballë presionit në rritje të ndërkombëtarëve, edhe përballë dhjetra raporteve që përmendnin me gërma të zeza hashashin e Lazaratita Por gjithsesi, një justifikim që nuk e lehtëson sot palën tjetër, që ka edhe detyrën e vështirë të zgjidhjes së këtij problemia
Sot në Tiranë qeveris një shumicë tjetëra Pikërisht ajo maxhorancë që premtoi se do të ndryshonte thuajse gjithçka në mënyrën e të qeverisurita Dhe lufta kundër narkotikëve, është një prioritet i të gjitha axhendave që lidhen me qeverisjen në përgjithësi, e sigurinë dhe rendin publik në veçantia
Prej muajsh qeveria po heziton të hedhë një hap konkret drejt problemit të Lazaratit, megjithëse presioni publik që diçka e tillë të ndodhë, ka qenë prezent dhe në rritjea Kryeministri Rama po ndjek një linjë veprimi, ndaj këtij rasti specifik, që e përjashton imponimin e ligjit dhe masat represive që duhet ta shoqërojnë objektivisht një proces të tillëa Takime me nxënësit, shfaqje teatrale, ndeshje futbolli – duket sikur shteti ka marrë pamjen e një cirku plot gaztorë e akrobatë, aty ku duhej të kishte hijen e rëndë të zbatimit të ligjit dhe dënimit të kundravajtjeve të rënda penale që konsumohen në këtë pjesë të vendita
Përkimi i asaj ndeshjeje amatoreske futbolli, me incidentin e avionit në Divjakë, pak ditë më parë, nxorri në pah të gjithë pezullinë, mungesën e ideve dhe improvizimin, në të cilat dergjet sot politika e qeverisë shqiptare, ndaj një problemi të tillë delikat si lufta kundër narkotikëvea Shifrat janë alarmantea Lazarati është vetëm vitrina e dukshme e një fenomeni që shtrihet në shumë pjesë të vendit, ku sipërfaqe të tëra janë mbjellë me bimë narkotikea Ka qenë rasti, pas rënies së avionit të Divjakës, që kryeministri Rama të tregonte lidership, vendosmëri dhe kurajo, për këputjen e kësaj nyjeje njëzetvjeçare me të keqena Në vend të kësaj, kemi parë se edhe kësaj rradhe ai ka zgjedhur të luajë në mbrojtje, e jo në sulma Aty ku do të donin ta shihnin shumë prej “një milion votave” të 23 qershorita
Ka një kohë për fjalimet, ka dhe një kohë për punë dhe rezultatea Edi Rama mund të përdorë elokuencën e tij për të kapërcyer virtualisht çdo skepticizëm dhe kritikë, por realiteti i sotëm i përhapjes së kulturës së narkotikëve është kokëfortë dhe i pakalueshëma Nuk mjaftojnë tonelatat e drogës të kapura nëpër rrugët dhe portet e Shqipërisëa Nga shumë anë po ndjehet nevoja për një ndërhyrje në zemër të problemita “Puna juaj është fjala, fjala jonë është puna”, pati deklaruar kryeministri në fillimet e tij mandatit të tij, duke provokuar një valë dashamirësie edhe tek ata që nuk e kanë për zemëra Tashmë hapësira për këto lloj operacionesh simpatie, po kalon me shpejtësia Nuk mjaftojnë më as elokuenca, as fjalimet plot stil dhe nerv, për të kaluar pengesa që duan angazhime konkrete dhe produkt të prekshëma Edi Rama ndodhet tashmë larg ditës së parë të marrjes së detyrësa Ai po krijon rekordet e veta si shef i ekzekutivita Dhe në luftën kundër emergjencës kombëtare të drogës, ky bilanc vijon të mbetet thjesht i pamjaftueshëma
Source: Tema – Aktualitet